1 Fëmijët e mi të vegjël, këto gjëra unë jua shkruaj, që të mos mëkatoni. Dhe nëse ndokush mëkaton, ne kemi një avokat përpara Atit, Jezu Krishtin, të drejtin;
2 Dhe ai është shlyerja për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për mëkatet e të gjithë botës.
3 Dhe prej kësaj ne e dimë se e njohim atë, nëse i ruajmë urdhërimet e tij.
4 Ai që thotë: Unë e njoh atë, dhe nuk i ruan urdhërimet e tij, është një gënjeshtar, dhe e vërteta nuk është në të.
5 Por kushdo që e ruan fjalën e tij, me të vërtetë dashuria e Perëndisë përsoset në të; prej kësaj ne e dimë se jemi në të.
6 Ai që thotë se banon në të duhet edhe vetë të eci në këtë mënyrë, madje si ecte ai.
7 Vëllezër, unë nuk ju shkruaj një urdhërim të ri, por një urdhërim të vjetër të cilin ju e kishit që nga fillimi. Urdhërimi i vjetër është fjala të cilën ju e keni dëgjuar që nga fillimi.
8 Përsëri, unë ju shkruaj një urdhërim të ri, gjë e cila është e vërtetë në të dhe në ju; sepse errësira është kaluar, dhe drita e vërtetë tani ndriçon.
9 Ai që thotë se është në dritë, dhe urren vëllain e tij, është në errësirë edhe deri tani.
10 Ai që e do vëllain e tij banon në dritë, dhe nuk ka asnjë rrezik pengimi në të.
11 Por ai që urren vëllain e tij është në errësirë, ecën në errësirë, dhe nuk e di se ku shkon, sepse errësira i ka verbuar sytë e tij.
12 Unë ju shkruaj juve, fëmijë të vegjël, sepse mëkatet tuaja ju janë falur për hir të emrit të tij.
13 Unë ju shkruaj juve, etër, sepse ju e keni njohur atë që është që nga fillimi. Unë ju shkruaj juve, të rinj, sepse ju e keni kapërcyer të ligun. Unë ju shkruaj juve, fëmijë të vegjël, sepse ju e keni njohur Atin.
14 Unë ju kam shkruar juve, etër, sepse ju e keni njohur atë që është që nga fillimi. Unë ju kam shkruar juve, të rinj, sepse ju jeni të fortë, dhe fjala e Perëndisë banon në ju, dhe ju e keni kapërcyer të ligun.
15 Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Nëse ndokush e do botën, dashuria e atit nuk është në të.
16 Sepse gjithçka që është në botë, epshi i mishit, epshi i syve, dhe krenaria e jetës, nuk është e Atit, por e botës.
17 Dhe bota po zhduket, dhe epshi i saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë qëndron përgjithmonë.
18 Fëmijë të vegjël, është ora e fundit; dhe ashtu siç keni dëgjuar që antikrishti do të vijë, edhe tani ka shumë antikrishtë; nga e dimë se është ora e fundit.
19 Ata dolën prej nesh, por nuk ishin prej nesh; sepse nëse do të ishin prej nesh, pa dyshim ata do të kishin vazhduar me ne; por ata dolën, që të mund të dukeshin që ata nuk ishin të gjithë prej nesh.
20 Por ju keni një mirosje prej Të Shenjtit, dhe ju i dini të gjitha gjërat.
21 Unë nuk ju kam shkruar për shkak se nuk e dini të vërtetën, por për shkak se e dini, dhe se asnjë gënjeshtër nuk është e së vërtetës.
22 Kush është gënjeshtar përveç atij që mohon se Jezusi është Krishti? Ai është antikrishti, që mohon Atin dhe Birin.
23 Kushdo që mohon Birin, nuk ka Atin; (por) ai që rrëfen Birin ka edhe Atin.
24 Prandaj lereni atë të qëndrojë në ju, të cilën ju e keni dëgjuar që nga fillimi. Nëse atë që e keni dëgjuar që nga fillimi do të mbetet në ju, ju gjithashtu do të vazhdoni në Birin, dhe në Atin.
25 Dhe ky është premtimi që ai na ka premtuar, madje jetën e përjetshme.
26 Këto gjëra ju kam shkruar në lidhje me ata që ju joshin.
27 Por mirosja që ju keni marrë prej tij banon në ju, dhe nuk keni nevojë që ndokush t’ju mësojë; por ashtu si vetë mirosja ju mëson për të gjitha gjërat, dhe është e vërtetë, dhe nuk është gënjeshtër, dhe ashtu siç ju ka mësuar, ju do të qëndroni në të.
28 Dhe tani, fëmijë të vegjël, banoni në të; që kur ai të shfaqet, ne të mund të kemi besim, dhe të mos kemi turp përpara tij në ardhjen e tij.
29 Nëse ju e dini se ai është i drejtë, ju dini se çdokush që bën drejtësi ka lindur prej tij.