1 Pjetri, një apostull i Jezu Krishtit, të huajve të shpërndarë kudo në Pontus, Galati, Kapadoki, Azi, dhe Bitini,
2 Të zgjedhurit sipas paranjohjes së Perëndisë, Atit, përmes shenjtërimit të Frymës, ndaj dëgjueshmërisë dhe spërkatjes së gjakut të Jezu Krishtit: Hir juve dhe paqja u shumoftë.
3 I bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili sipas mëshirës së tij të madhe na ka lindur ne përsëri për një shpresë të gjallë prej ngjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish,
4 Për një trashëgimi të pakorruptueshme, të panjollosur, dhe që nuk vyshket, të ruajtur në parajsë për ju,
5 Që mbaheni prej fuqisë së Perëndisë nëpërmjet besimit për shpëtim gati të zbulohet në kohën e fundit.
6 Në të cilën ju gëzoheni shumë, ndonëse tani për nje kohë, nëse duhet, ju jeni të rënduar përmes sprovash të ndryshme;
7 Që sprova e besimit tuaj, që është më e çmuar se e arit që prishet, edhe pse sprovohet me zjarr, të mund të gjendet për lëvdim, nder dhe lavdi në shfaqjen e Jezu Krishtit;
8 Të cilin pa e parë, ju e doni; në të cilin, megjithëse tani nuk e shikoni, prapë duke besuar, ju ngazëlloheni me gëzim të patregueshëm dhe plot lavdi;
9 Duke marrë përfundimin e besimit tuaj, madje shpëtimin e shpirtrave tuaja.
10 Shpëtim për të cilin profetët kanë hetuar dhe kërkuar me zell, të cilët profetizonin për hirin që do të vinte te ju;
11 Duke kërkuar çfarë, ose çfarë lloj kohe Fryma e Krishtit që ishte në ta tregonte, kur dëshmonte para kohe për vuajtjet e Krishtit, dhe lavdinë që do të vinte më pas.
12 Të cilëve iu zbulua, se jo vetë atyre, por neve na i shërbenin gjërat, që tani ju tregohen juve prej atyre që ju kanë predikuar ungjillin me Frymën e Shenjtë të dërguar poshtë nga qielli; gjëra të cilat engjëjt dëshirojnë t’i vështrojnë.
13 Prandaj ngjishni ijët e mendjes suaj, jini esëll, dhe shpresoni deri në fund për hirin që do t’ju sillet juve në zbulesën e Jezu Krishtit;
14 Si fëmijë të dëgjueshëm, jo duke formuar veten sipas epsheve të mëparshme në padijeninë tuaj;
15 Por ashtu si është i shenjtë ai që ju ka thirrur, kështu jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj;
16 Sepse është shkruar: Jini të shenjtë; sepse unë jam i shenjtë.
17 Dhe nëse ju e thërrisni Atin, i cili pa anësi gjykon sipas veprës së gjithsecilit, kalojeni kohën e shtegtimit tuaj këtu me frikë;
18 Duke parë se ju e dini që nuk u shpenguat me gjëra që prishen, si argjendi dhe ari, prej sjelljes suaj të kotë që morët prej traditës së etërve tuaj;
19 Por me gjakun e shtrenjtë të Krishtit, si të një qengji të patëmetë dhe të panjollë;
20 I cili me të vërtetë u paracaktua përpara themelimit të botës, por u shfaq për ju në këto kohët e fundit,
21 Që prej tij besoni në Perëndinë, që e ngjalli atë prej së vdekurish, dhe i dha atij lavdi; që besimi dhe shpresa juaj të mund të jenë në Perëndinë.
22 Duke parë se ju i keni pastruar shpirtrat tuaj prej bindjes ndaj së vërtetës nëpërmjet Frymës deri në dashuri vëllazërore të pashtirë, shikoni që ta doni fort njëri-tjetrin me një zemër të pastër;
23 Duke qenë të rilindur, jo prej një fare që prishet, por që nuk prishet, prej Fjalës së Perëndisë, e cila jeton dhe qëndron përgjithmonë.
24 Sepse gjithë mishi është si bari, dhe gjithë lavdia e njeriut si lulja e barit. Bari vyshket, dhe lulja bie;
25 Por fjala e Zotit qëndron përgjithmonë. Dhe kjo është fjala e cila prej ungjillit ju është predikuar juve.