1 Prandaj lini mënjanë gjithë keqdashjen, dhe gjithë dinakërinë, dhe hipokrizitë, dhe smirat dhe çdo shpifje,
2 Si foshnja të porsalindura, dëshironi qumështin e pastër të fjalës, që të mund të rriteni me anë të tij;
3 Nëse është kështu që keni ngjëruar se Zoti është plot hir.
4 Tek i cili duke ardhur, si te një gur i gjallë, i refuzuar vërtet prej njerëzve, por i zgjedhur prej Perëndisë dhe i çmuar,
5 Ju gjithashtu, si gurë të gjallë, jeni ndërtuar si një shtëpi shpirtërore, një priftërim i shenjtë, për të ofruar flijime shpirtërore, të pranueshme për Perëndinë përmes Jezu Krishtit.
6 Prandaj, përmbahet edhe në shkrim: Ja, unë vë në Sion një gur qosheje, të zgjedhur, të shtrenjtë; dhe ai që beson tek ai nuk do të turpërohet.
7 Prandaj për ju që besoni ai është i çmuar; por për të pabindurit, guri që ndërtuesit refuzuan, po ky u bë guri i qoshes.
8 Dhe një gur pengese, dhe shkëmb skandale, madje për ata që pengohen te fjala, duke qenë të padëgjueshëm; për të cilën ata edhe ishin të caktuar.
9 Por ju jeni një brez i zgjedhur, një priftërim mbretëror, një komb i shenjtë, një popull i veçantë; që të tregoni lëvdimet e tij i cili ju ka thirrur jashtë errësirës në dritën e tij të mrekullueshme;
10 Që në të shkuarën nuk ishit një popull, por tani jeni populli i Perëndisë; që nuk kishit marrë mëshirë, por tani keni marrë mëshirë.
11 Shumë të dashur, unë ju lutem si të huaj dhe shtegtarë, hiqni dorë nga epshet mishore, që luftojnë kundër shpirtit;
12 Duke pasur sjelljen tuaj të ndershme midis paganëve; që, ndërsa flasin kundër jush si keqbërës, ata përmes veprave tuaja të mira, të cilat do t’i shikojnë, të mund lavdërojnë Perëndinë në ditën e vizitës.
13 Nënshtrohuni çdo urdhëri njerëzor për hatër të Zotit; qoftë ndaj mbretit, si më të lartit;
14 Ose ndaj qeveritarëve, si ndaj atyre që janë dërguar prej tij për ndëshkimin e keqbërësve, dhe për lavdërimin e atyre që bëjnë mirë.
15 Sepse kështu është vullneti i Perëndisë, që me mirëbërje ju mund të bëni të heshtë padituria e njerëzve budallenj;
16 Si të lirë, dhe duke mos e përdorur lirinë tuaj si një mbulesë për dashakeqësinë, por si shërbëtorë të Perëndisë.
17 Nderoni të gjithë njerëzit. Duajeni vëllazërinë. Kini frikë ndaj Perëndisë. Nderoni mbretin.
18 Shërbëtorë, nënshtrohuni zotërinjve tuaj me gjithë frikën; jo vetëm të mirëve dhe të butëve, por edhe të shtrembërve.
19 Sepse kjo meriton falënderim, nëse ndokush për ndërgjegje ndaj Perëndisë duron hidhërim, duke vuajtur padrejtësisht.
20 Se çfarë lavdie është, nëse ju e pranoni me durim, kur goditeni për fajet tuaja? Por nëse, e pranoni me durim, kur bëni mirë dhe vuani për të, kjo është e pranueshme me Perëndinë.
21 Sepse madje për këtë u thirrët; se edhe Krishti vuajti për ne, duke na lënë një shembull, që ju të ndiqni hapat e tij;
22 I cili nuk bëri ndonjë mëkat, as nuk u gjet mashtrim në gojën e tij;
23 I cili, kur fyhej, nuk kthente fyerje; kur vuante, nuk kërcënonte; por ia besonte veten atij që gjykon me drejtësi;
24 I cili vetë i mbarti mëkatet tona në trupin e tij mbi pemën, që ne, duke qenë të vdekur ndaj mëkateve, të jetojmë ndaj drejtësisë; prej plagëve kamxhikore të të cilit ju u shëruat.
25 Sepse ju ishit si dele që dalin nga rruga; por tani jeni kthyer te Bariu dhe Peshkopi i shpirtrave tuaj.