1 Njësoj, ju gra, nënshtrohuni burrave tuaj; që, nëse disa nuk i binden fjalës, ata edhe pa fjalën të mund të fitohen prej sjelljes së grave;
2 Ndërsa shikojnë sjelljen tuaj të dëlirë lidhur me frikën.
3 Stolisja e të cilave le të mos jetë ajo stolisje e jashtme si gërsheti i flokëve, dhe stolisja me flori, ose të veshurit me rroba;
4 Por le të jetë njeriu i fshehtë i zemrës, në atë që nuk prishet, madje zbukurimi i një fryme të butë dhe të qetë, e cila në sytë e Perëndisë është shumë e çmuar.
5 Sepse sipas kësaj mënyre stoliseshin edhe gratë e shenjta dikur, të cilat i besonin Perëndisë, duke iu nënshtruar burrave të tyre;
6 Ashtu si Sara i bindej Abrahamit, duke e quajtur atë zot; bija të së cilës ju jeni, për sa kohë që bëni mirë, dhe nuk trembeni nga ndonjë tmerr.
7 Në të njëjtën mënyrë, ju burra, jetoni me to sipas diturisë, duke e nderuar gruan, si enën më të dobët, dhe si të jeni trashëgimtarë së bashku të hirit të jetës; që lutjet tuaja të mos pengohen.
8 Së fundi, jini të gjithë me një mendje, duke pasur dhembshuri për njëri-tjetrin, kini dashuri si vëllezër, jini përdëllyes, dhe të sjellshëm;
9 Pa kthyer të keqen për të keqe, ose fyerjen për fyerje; por përkundrazi bekim; duke e ditur se për këtë u thirrët, që të trashëgoni një bekim.
10 Sepse ai që do ta dojë jetën, dhe të shohë ditë të mira, le ta frenojë gjuhën e tij nga e keqja, dhe buzët e tij që të mos thonë ndonjë mashtrim;
11 Le ta shmangë të keqen, dhe të bëjë mirë; le të kërkojë paqe, dhe ta ndjekë atë.
12 Sepse sytë e Zotit janë mbi të drejtët, dhe veshët e tij janë hapur ndaj lutjeve të tyre; por fytyra e Zotit është kundër atyre që bëjnë të keqen.
13 Dhe kush është ai që do t’ju cënojë, nëse jeni ndjekësit e asaj gjëje që është e mirë?
14 Por edhe nëse vuani për hatër të drejtësisë, ju jeni të lumtur; dhe mos u trembni prej tmerrit të tyre, as mos u shqetësoni;
15 Por shenjtëroni Zotin Perëndi në zemrat tuaja; dhe jini gati gjithmonë për t’i dhënë një përgjigje me butësi dhe frikë çdo njeriu që ju pyet për një arsye të shpresës që është brenda jush;
16 Duke pasur një ndërgjegje të mirë; që, ndërsa ata flasin keq për ju, si për keqbërës, atyre mund t’u vijë turp që akuzojnë në mënyrë të rreme sjelljen tuaj të mirë në Krishtin.
17 Sepse është më mirë, nëse kështu është vullneti i Perëndisë, që ju të vuani për mirëbërje, sesa për keqbërje.
18 Sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkate, i drejti për të padrejtët, që të mund të na sillte te Perëndia, duke qenë i vrarë në mish, por i ngjallur prej Frymës;
19 Prej së cilit ai shkoi dhe u predikoi frymërave në burg;
20 Të cilët dikur ishin të pabindur, kur njëherë zemërgjerësia e Perëndisë priti në ditët e Noes, ndërsa arka ishte përgatitur, në të cilën pak, domethënë, tetë shpirtra u shpëtuan prej ujit.
21 Shembëlltyra e të cilit, vetë pagëzimi na shpëton edhe tani (jo heqja e ndyrësisë së mishit, por përgjigjja e një ndërgjegje të mirë ndaj Perëndisë,) prej ngjalljes së Jezu Krishtit;
22 I cili ka shkuar në qiell, dhe është në të djathtën e Perëndisë; engjëjt dhe pushtetet dhe fuqitë duke qenë të nënshtruar ndaj atij.