1 Atëherë duke parë se Krishti ka vuajtur për ne në mish, armatosuni njësoj me të njëjtën mendje; sepse ai që ka vuajtur në mish ka pushuar nga mëkati;
2 Që ai të mos jetojë më pjesën e mbetur të kohës së tij në mish sipas epsheve të njerëzve, por sipas vullnetit të Perëndisë.
3 Sepse koha e shkuar e jetës sonë mund të na mjaftojë për kryerjen e vullnetit te paganëve, kur ecnim në shthurje, epshe, teprinë e verës, ahengje, bankete dhe idhujtari të neveritshme;
4 Në të cilat ata e mendojnë çudi që ju nuk vraponi bashkë me ta në të njëjtin teprim shthurjeje, dhe flasin keq për ju;
5 Të cilët do t’i japin llogari atij që është gati të gjykojë të gjallë dhe të vdekur.
6 Sepse për këtë arsye iu predikua ungjilli edhe atyre që janë të vdekur, që ata të mund të gjykohen sipas njerëzve në mish, por të jetojnë sipas Perëndisë në frymë.
7 Por fundi i të gjitha gjërave është afër; prandaj kini një mendje të shëndoshë, dhe ruhuni në lujte.
8 Dhe mbi të gjitha kini një dashuri të zjarrtë midis jush; sepse dashuria do të mbulojë morinë e mëkateve.
9 Përdorni mikpritjen njëri ndaj tjetrit pa pëshpëritje.
10 Ashtu siç e ka marrë çdo njeri dhuratën, madje kështu bëni po atë shërbim njëri ndaj tjetrit, si kujdestarë të mirë të hirit të larmishëm të Perëndisë.
11 Nëse ndokush flet, le të flasë si orakujt e Perëndisë; nëse ndokush shërben, le ta bëjë atë si prej aftësisë që i jep Perëndia; që Perëndia në të gjitha gjërat të mund të lavdërohet përmes Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdërimi dhe pushteti përherë e përherë. Amin.
12 Të dashur, mos e mendoni çudi në lidhje me sprovën e zjarrtë e cila do t’ju provojë, sikur ju ndodhi diçka e çuditshme;
13 Por gëzohuni, meqë ju jeni pjesëtarë të vuajtjeve të Krishtit; që, kur të zbulohet lavdia e tij, ju të mund të gëzoni gjithashtu me gëzim të pamasë.
14 Nëse ju përflaseni për emrin e Krishtit, ju jeni të lumtur; sepse fryma e lavdisë dhe e Perëndisë qëndron mbi ju; nga ana e tyre ai përflitet, por nga ana juaj ai lavdërohet.
15 Por le të mos vuaj ndonjëri prej jush si vrasës, ose si hajdut, ose si keqbërës, ose si llaskuç në punët e njerëzve të tjerë.
16 Prapë nëse ndokush vuan si një i krishter, le të mos turpërohet; por le të lavdërojë Perëndinë për këtë.
17 Sepse koha ka ardhur që gjykimi të fillojë te shtëpia e Perëndisë; dhe nëse së pari fillon te ne, cili do të jetë fundi i atyre që nuk i binden ungjillit të Perëndisë?
18 Dhe nëse i drejti mezi shpëtohet, ku do të dalë njeriu i paperëndishëm dhe mëkatari?
19 Prandaj ata që vuajnë sipas vullnetit të Perëndisë, le ta besojnë ruajtjen e shpirtrave të tyre tek ai në mirëbërje, si te një Krijues besnik.