1 Bëhuni ndjekësit e mi, siç edhe unë jam i Krishtit.
2 Tani, unë ju lavdëroj, vëllezër, që më kujtoni në të gjitha gjërat, dhe i ruani porositë, siç jua kam dhënë.
3 Por unë dua që ju ta dini, që koka e çdo burri është Krishti; dhe koka e gruas është burri; dhe koka e Krishtit është Perëndia.
4 Çdo njeri duke u lutur ose duke profetizuar, me kokën mbuluar, turpëron kokën e tij.
5 Por çdo grua që lutet ose që profetizon me kokën zbuluar turpëron kokën e saj; sepse do të ishte njësoj si ta kishte rruar kokën.
6 Sepse nëse gruaja nuk është e mbuluar, le të qethet gjithashtu; por është turp për një grua të qethet apo të rruhet, le të mbulohet.
7 Sepse me të vërtetë burri nuk duhet ta mbulojë kokën e tij, meqë është shëmbëlltyra dhe lavdia e Perëndisë; por gruaja është lavdia e burrit.
8 Sepse burri nuk është prej gruas; por gruaja prej burrit.
9 As nuk u krijua burri për gruan; por gruaja për burrin.
10 Për këtë arsye gruaja duhet të ketë pushtet mbi kokën e saj për shkak të engjëjve.
11 Megjithatë as burri nuk është pa gruan, as gruaja pa burrin, në Zotin.
12 Sepse ashtu si gruaja është prej burrit, po kështu edhe burri është me anë të gruas; por gjithçka prej Perëndisë.
13 Gjykoni brenda vetes; a është e përshtatshme që një gruaj t’i lutet Perëndisë e pambuluar?
14 A nuk ju mëson juve edhe natyra, që, nëse një burrë të ketë flokë të gjata, është turp për të?
15 Por nëse një grua ka flokë të gjata, është lavdi për të; sepse floku i është dhënë asaj si mbulesë.
16 Por nëse ndokush duket grindavec, ne nuk kemi një zakon të tillë, as kishat e Perëndisë.
17 Tani, në këtë që ju shpall juve, unë nuk ju lavdëroj, se nuk mblidheni për më të mirën, por për më të keqen.
18 Sepse së pari, kur mblidheni bashkë në kishë, unë kam dëgjuar që ka ndarje midis jush; dhe pjesërisht e besoj.
19 Sepse duhet të ketë edhe herezi midis jush, që ata që janë të miratuar të mund të shfaqen midis jush.
20 Prandaj kur mblidheni në një vend, kjo nuk është për të ngrënë darkën e Zotit.
21 Sepse në të ngrënët gjithësecili merr darkën e vet para tjetrit; dhe njëri është i uritur, dhe tjetri i dehur.
22 Çfarë? Mos nuk keni shtëpi ku të hani dhe të pini? Ose përbuzni kishën e Perëndisë, dhe turpëroni ata që nuk kanë? Çfarë t’ju them? T’ju lavdëroj për këtë? Unë nuk ju lavdëroj.
23 Sepse unë e kam marrë prej Zotit atë që ju dhashë juve: Se Zoti Jezus në të njëjtën natë që u tradhëtua mori bukë;
24 Dhe pasi falënderoi, ai e theu, dhe tha: Merrni, hani; ky është trupi im, që thyhet për ju; bëjeni këtë për kujtimin tim.
25 Në të njëjtën mënyrë, pasi hëngri, ai mori edhe kupën, duke thënë: Kjo kupë është dhiata e re në gjakun tim; bëjeni këtë, sa herë që ta pini, për kujtimin tim.
26 Sepse sa shpesh që ju hani këtë bukë, dhe pini këtë kupë, ju tregoni vdekjen e Zotit deri në ardhjen e tij.
27 Prandaj kushdo që do ta hajë këtë bukë, dhe pijë këtë kupë të Zotit, padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe gjakut të Zotit.
28 Por njeriu, le ta hulumtojë veten e tij, dhe kështu le të hajë nga ajo bukë, dhe të pijë nga ajo kupë.
29 Sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi dënimin për veten e tij, duke mos dalluar trupin e Zotit.
30 Për këtë arsye shumë mes jush janë të dobët dhe të sëmurë, dhe shumë flenë.
31 Sepse nëse ne do të gjykonim veten tonë, ne nuk do të gjykoheshim.
32 Por kur gjykohemi, jemi ndëshkuar nga Zoti, që ne të mos dënohemi bashkë me botën.
33 Prandaj, vëllezërit e mi, kur mblidheni për të ngrënë, prisni njëri-tjetrin.
34 Dhe nëse ndonjë njeri ka uri, le të hajë në shtëpi; që të mos mblidheni bashkë për dënim. Dhe të tjerat unë do t’i rregulloj kur të vij.