1 Tani, në lidhje me dhuntitë shpirtërore, vëllezër, unë nuk dua që ju të jeni të paditur.
2 Ju e dini që ju ishit paganë, të rrëmbyer prej këtyre idhujve të pagojë, ashtu siç drejtoheshit.
3 Prandaj unë ju jap të kuptoni, se askush duke folur prej Frymës së Perëndisë e quan Jezusin të mallkuar; dhe nuk mund të thotë njeri që Jezusi është Zot, përveç prej Frymës së Shenjtë.
4 Tani, ka dhunti të ndryshme, por e njëjta Frymë.
5 Dhe ka ndryshime në administrim, por i njëjti Zot.
6 Dhe ka veprime të ndryshme, por është i njëjti Perëndi që vepron të gjitha në të gjithë.
7 Por shfaqja e Frymës i është dhënë çdonjërit të përfitojë bashkërisht.
8 Sepse njërit i është dhënë prej Frymës fjala e urtësisë; tjetrit fjala e njohurisë prej të njëjtës Frymë;
9 Një tjetri besim prej të njëjtës Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimit prej të njëjtës Frymë;
10 Një tjetri të bëjë mrekulli; një tjetri profetizim; një tjetri të dallojë frymëra; një tjetri lloje të ndryshme gjuhësh; një tjetri përkthimin e gjuhëve;
11 Por të gjitha këto i bën po e njëjta Frymë, duke i ndarë çdonjërit veç e veç sipas dëshirës së tij.
12 Sepse ashtu si trupi është një, dhe ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e po atij trupi, duke qenë shumë, janë një trup; kështu është edhe Krishti.
13 Sepse prej një Fryme ne të gjithë jemi pagëzuar në një trup, nëse jemi judej apo paganë, nëse jemi skllevër apo të lirë; dhe të gjithë jemi ujitur në një Frymë.
14 Sepse trupi nuk është një gjymtyrë, por shumë.
15 Nëse këmba do të thoshte: Meqë unë nuk jam dora, unë nuk jam e trupit; atëherë a nuk është e trupit?
16 Dhe nëse veshi do të thoshte: Meqë unë nuk jam syri, unë nuk jam i trupit; atëherë a nuk është i trupit?
17 Dhe nëse i gjithë trupi do të ishte një sy, ku do të ishte dëgjimi? Nëse i gjithë do të ishte dëgjimi, ku do të ishte nuhatja?
18 Por tani Perëndia i ka vënë gjymtyrët, çdonjërën prej atyre në trup, sipas dëshirës së tij.
19 Dhe nëse të gjitha do të ishin një gjymtyrë, ku do të ishte trupi?
20 Por tani janë shumë gjymtyrë, por prapë një trup.
21 Dhe syri nuk mund t’i thotë dorës: Unë s’kam nevojë për ty; as edhe koka këmbëve: S’kam nevojë për ju.
22 Jo, shumë më shumë ato gjymtyrë të trupit, që duken më të dobëta, janë të nevojshme;
23 Dhe ato gjymtyrë të trupit, të cilat i mendojmë si më pak të nderuara, mbi ato ne shtojmë më shumë nder; dhe pjesët tona të pahijshme kanë shumë më tepër hijeshi.
24 Sepse pjesët tona të hijshme nuk kanë nevojë; por Perëndia e ka përzier trupin bashkë, duke i dhënë shumë më tepër nder asaj pjese që kishte mungesë;
25 Që të mos kishte ndarje në trup; por që gymtyrët të kishin të njëjtin kujdes për njëra-tjetrën.
26 Dhe nëse njëra gjymtyrë vuan, të gjitha gjymtyrët vuajnë bashkë me të; ose njëra gjymtyrë nderohet, të gjitha gjymtyrët gëzojnë bashkë me të.
27 Tani, ju jeni trupi i Krishtit, dhe gjymtyrë të veçanta.
28 Dhe Perëndia i ka vendosur disa në kishë, së pari apostujt, së dyti profetët, së treti mësuesit, pas asaj mrekullitë, pastaj dhuntitë e shërimit, ndihmat, qeveritë, dhe shumëllojshmërinë e gjuhëve.
29 A janë të gjithë apostuj? A janë të gjithë profetë? A janë të gjithë mësues? A janë të gjithë mrekulli bërës?
30 A kanë të gjithë dhuntitë e shërimit? Flasin të gjithë me gjuhë? Të gjithë përkthejnë?
31 Por dëshironi fort dhuntitë më të mira; dhe megjithatë unë ju tregoj një rrugë më të shkëlqyer.