1 Për më tepër, vëllezër, unë ju shpall juve ungjillin të cilin jua kam predikuar, të cilin ju e keni pranuar, dhe në të cilin qëndroni;
2 Prej të cilit edhe jeni të shpëtuar, nëse e ruani në mendje çfarë ju predikova, veç nëse besuat më kot.
3 Sepse unë ju dhashë para së gjithash atë që unë kisha pranuar, se si Krishti vdiq për mëkatet tona sipas shkrimeve;
4 Dhe se u varros, dhe që u ngjall ditën e tretë sipas shkrimeve;
5 Dhe se u pa nga Cefasi dhe më pas nga të dymbëdhjetët;
6 Pas asaj, ai u pa njëkohësisht prej më shumë se pesëqind vëllezërve; prej të cilëve pjesa më e madhe rrojnë deri sot, por disa kanë rënë në gjumë.
7 Pas asaj, ai u pa prej Jakobit; pastaj prej të gjithë apostujve.
8 Dhe i fundit nga të gjithë ai u pa edhe prej meje, si një i lindur jashtë kohës së duhur.
9 Sepse unë jam më i vogli i apostujve, që nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse përndiqja kishën e Perëndisë.
10 Por prej hirit të Perëndisë unë jam ky që jam; dhe hiri i tij që m’u dha mua nuk ishte më kot; por unë punova më shumë se të gjithë ata; madje jo unë, por hiri i Perëndisë që ishte me mua.
11 Prandaj nëse isha unë apo ata, kështu predikojmë, dhe kështu besuat.
12 Tani, nëse Krishti predikohet se u ngjall prej së vdekurish, si thonë disa prej jush që nuk ka ngjallje të të vdekurve?
13 Por nëse nuk ka ngjallje të të vdekurve, atëherë Krishti nuk është ngjallur;
14 Dhe nëse Krishti nuk është ngjallur, atëherë predikimi ynë është kot, dhe kot është edhe besimi juaj.
15 Po, dhe ne jemi gjetur dëshmitarë fals të Perëndisë; sepse kemi dëshmuar për Perëndinë që e ngjalli Krishtin; të cilin nuk e ngjalli, nëse kështu është që të vdekurit nuk ngjallen.
16 Sepse nëse të vdekurit nuk ngjallen, atëherë Krishti nuk është ngjallur;
17 Dhe nëse Krishti nuk është ngjallur, besimi juaj është kot; ju ende jeni në mëkatet tuaja.
18 Atëherë ata që gjithashtu kanë rënë në gjumë në Krishtin janë humbur.
19 Nëse në këtë jetë vetëm kemi shpresë në Krishtin, ne jemi më të mjerë nga të gjithë njerëzit.
20 Por tani Krishti është ngjallur prej së vdekurish, dhe bëhet fruta e parë e atyre që fjetën.
21 Sepse sikundër erdhi vdekja prej njeriut, prej njeriut erdhi edhe ngjallja e të vdekurve.
22 Sepse ashtu si në Adamin vdesin të gjithë, po kështu në Krishtin të gjithë do të bëhen të gjallë.
23 Por çdo njeri në radhën e vet; Krishti fruta e parë; më pas ata që i përkasin Krishtit në ardhjen e tij.
24 Atëherë vjen fundi, kur ai t’ia ketë dorëzuar mbretërinë Perëndisë, madje dhe Atit; kur ai të ketë mundur çdo sundim, çdo pushtet dhe fuqi.
25 Sepse ai duhet të mbretërojë, derisa t’i ketë vënë të gjithë armiqtë nën këmbët e tij.
26 Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja.
27 Sepse ai i ka vënë të gjitha gjërat nën këmbët e tij. Por kur ai thotë që të gjitha gjërat janë vënë nën atë, është e qartë që ai është përjashtuar, që i ka vënë të gjitha gjërat nën atë.
28 Dhe kur gjithçka të jetë nënshtruar ndaj tij, atëherë edhe Biri vetë do të jetë nënshtruar ndaj atij që i vuri të gjitha gjërat nën atë, që Perëndia të mund të jetë gjithçka në të gjitha.
29 Ndryshe çfarë do të bëjnë ata që janë pagëzuar për të vdekurit, nëse të vdekurit nuk ngjallen kurrsesi? Atëherë pse u pagëzuan ata për të vdekurit?
30 Dhe përse jemi në rrezik në çdo orë?
31 Unë betohem prej gëzimit tuaj që kam në Zotin tonë Jezu Krisht, unë vdes përditë.
32 Nëse sipas mënyrës së njerëzve kam luftuar me bishat në Efes, çfarë përfitoj, nëse të vdekurit nuk ngjallen? Le të hamë dhe të pimë; sepse nesër vdesim.
33 Mos u mashtroni; shoqëritë e këqija prishin sjellje të mira.
34 Zgjohuni drejtësisë, dhe mos mëkatoni; sepse disa nuk e kanë njohurinë e Perëndisë; e them këtë për turpin tuaj.
35 Por dikush do të thotë: Si ngjallen të vdekurit? Dhe me çfarë trupi vijnë ata?
36 Ti budalla, atë që mbjell ti nuk gjallërohet, përveçse vdes;
37 Dhe atë që mbjell, nuk mbjell trupin që do të jetë, por fara të thjeshta, ndoshta prej gruri, ose prej ndonjë fare tjetër;
38 Por Perëndia i jep asaj trupin ashtu siç i pëlqeu atij, dhe çdo fare trupin e vet.
39 Gjithë mishi nuk është i njëjti mish; por është një lloj mishi i njerëzve, një tjetër i kafshëve, një tjetër i peshqve, dhe një tjetër i shpendëve.
40 Ka edhe trupa qiellorë, dhe trupa tokësorë; por lavdia e qiellorit është një, dhe lavdia e tokësorit është tjetër.
41 Është një lavdi e diellit, dhe një tjetër lavdi e hënës, dhe një tjetër lavdi e yjeve; sepse një yll ndryshon nga një yll tjetër në lavdi.
42 Kështu është edhe ringjallja e të vdekurve. Mbillet në prishje, ngjallet në paprishje;
43 Mbillet në çnderim, ngjallet në lavdi; mbillet në dobësi, ngjallet në fuqi;
44 Mbillet një trup natyror, ngjallet një trup shpirtëror. Ka një trup natyror, dhe ka një trup shpirtëror.
45 Dhe kështu është shkruar: Njeriu i parë Adami u bë një shpirt i gjallë; Adami i fundit u bë një frymë jetëdhënëse.
46 Megjithatë nuk ishte e para ajo shpirtërore, por ajo që është natyrore; dhe më pas ajo që është shpirtërore.
47 Njeriu i parë është i tokës, tokësor; njeriu i dytë është Zoti prej qiellit.
48 Ashtu siç është tokësori, të tillë janë edhe ata që janë tokësorë; dhe siç është qiellori, të tillë janë edhe ata që janë qiellorë.
49 Dhe ashtu siç kemi mbartur imazhin e tokësorit, ne gjithashtu do të mbartim imazhin e qiellorit.
50 Tani, këtë e them, vëllezër, që mishi dhe gjaku nuk mund ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë; as prishja nuk trashëgon paprishje.
51 Ja, unë ju tregoj një të fshehtë; Ne nuk do të flemë të gjithë, por ne të gjithë do të ndryshohemi,
52 Në një çast, sa hap e mbyll sytë, në trumpetën e fundit; sepse tumpeta do të bjerë, dhe të vdekurit do të ngjallen në paprishje, dhe ne do të ndryshohemi.
53 Sepse kjo prishje duhet të veshë paprishjen, dhe ky i vdekshëm duhet të veshë pavdekshmërinë.
54 Kështu, ky i prishur kur të ketë veshur paprishjen, dhe ky i vdekshëm të ketë veshur pavdekshmërinë, atëherë fjala do të realizohet që është shkruar: Vdekja u përpi nga fitorja.
55 O vdekje, ku është thumbi yt? O varr, ku është fitorja jote?
56 Thumbi i vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji.
57 Por falënderime i qofshin Perëndisë, që na jep fitore përmes Zotit tonë Jezu Krisht.
58 Prandaj, vëllezërit e mi të dashur, jini të qëndrueshëm, të patundshëm, duke shkëlqyer gjithmonë në punën e Zotit, meqë ju e dini se mundimi juaj nuk është i kotë në Zotin.