1 Kështu njeriu, le të na numërojë, si shërbëtorë të Krishtit, dhe kujdestarë të të fshehtave të Perëndisë.
2 Për më tepër, kërkohet nga kujdestarët, që njeriu të gjendet besnik.
3 Por për mua është një gjë shumë e vogël që të gjykohem prej jush, apo prej gjykimit të njeriut; po as veten nuk e gjykoj.
4 Sepse unë nuk di gjë nga vetja; prapë prej kësaj nuk shfajësohem; por ai që më gjykon është Zoti.
5 Prandaj mos gjykoni gjë para kohës, derisa të vijë Zoti, i cili dhe do të nxjerrë në dritë gjërat e fshehura të errësirës, dhe do të shfaqë këshillat e zemrave; dhe atëherë secili do të ketë lavdi prej Perëndisë.
6 Dhe këto gjëra, vëllezër, unë si tip ia kam kaluar vetes dhe Apollos për hatrin tuaj; që ju mund të mësoni nga ne të mos mendoni për njerëzit përtej asaj që është shkruar, që asnjëri prej jush të mos krekoset për njëri kundër tjetrit.
7 Sepse kush të bën ty të dallohesh nga një tjetër? Dhe çfarë ke ti që nuk e ke marrë? Tani, nëse e ke marrë atë, pse mburresh, sikur nuk e kishe marrë?
8 Tani jeni të ngopur, tani jeni të pasur, ju keni mbretëruar si mbretër pa ne; dhe unë i lutem Perëndisë që ju të mbretëroni, që edhe ne të mbretërojmë bashkë me ju.
9 Sepse unë mendoj që Perëndia na ka paraqitur ne apostujt e fundit, si të caktuar për vdekje; sepse ne jemi bërë shfaqje për botën, dhe për engjëjt, dhe për njerëzit.
10 Ne jemi budallenj për hir të Krishtit, por ju jeni të mençur në Krishtin; ne jemi të dobët, por ju jeni të fortë; ju jeni të nderuar, por ne jemi të përbuzur.
11 Madje deri në këtë çast ne kemi dhe uri, dhe etje, dhe jemi lakuriq, dhe jemi të vrarë, dhe nuk kemi vendbanim të sigurtë;
12 Dhe mundohemi, duke punuar me duart tona; duke qenë të fyer, ne bekojmë; duke qenë të përndjekur, ne e durojmë atë;
13 Duke qenë të përgojuar, ne lutemi; ne jemi bërë si ndotja e botës, dhe jemi të fshirat e të gjitha gjërave deri më sot.
14 Unë nuk i shkruaj këto gjëra për t’ju turpëruar, por si bijtë e mi të dashur unë ju paralajmëroj.
15 Sepse edhe sikur të kishit dhjetëmijë mësonjës në Krishtin, prapë nuk keni shumë etër; sepse në Krishtin Jezus unë ju kam lindur ju përmes ungjillit.
16 Prandaj unë ju lutem, bëhuni pasuesit e mi.
17 Për këtë arsye unë ju kam dërguar Timoteun, që është biri im i dashur, dhe besnik në Zotin, i cili do t’ju kujtojë udhët e mia që janë në Krishtin, ashtu siç jap mësim kudo në çdo kishë.
18 Tani, disa ngrefosen, sikur nuk do të vija te ju.
19 Por unë do të vij te ju së shpejti, në dashtë Zoti, dhe do të di, jo fjalën e atyre që ngrefosen, por fuqinë.
20 Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është në fjalë, por në fuqi.
21 Çfarë doni ju? Të vij ndër ju me shkop, apo me dashuri, dhe në frymën e butësisë?