1 Thuhet zakonisht se ka kurvëri midis jush, dhe kurvëri të tillë sa nuk zihet në gojë midis paganëve, që dikush të ketë gruan e babait të vet.
2 Dhe ju ngrefoseni, në vend që të mbani zi, që ai që ka bërë këtë vepër të mund të hiqet nga mesi juaj.
3 Sepse unë me të vërtetë, ndonëse mungoj fizikisht, por i pranishëm në frymë, e kam gjykuar tashmë, si të isha aty, në lidhje me atë që e ka bërë këtë vepër,
4 Në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, kur të mblidheni bashkë, dhe fryma ime, me fuqinë e Zotit tonë Jezu Krisht,
5 T’i dorëzohet një i tillë Satanait për shkatërrimin e mishit, që fryma të mund të shpëtohet në ditën e Zotit Jezus.
6 Mburrja juaj nuk është e mirë. A nuk e dini që pak maja e tharmëton gjithë brumin?
7 Prandaj hiqini majanë e vjetër, që ju të mund të jeni një brumë i ri, meqë jeni pa maja. Sepse edhe Krishti pashka jonë u sakrifikua për ne;
8 Pranda le ta mbajmë festën, jo me majanë e vjetër, as me majanë e zilisë dhe të ligësisë; por me bukën pa maja të sinqeritetit dhe të së vërtetës.
9 Unë ju shkrova në një letër të mos shoqëroheni me kurvarë;
10 Megjithatë jo në mënyrë absolute me kurvarët e kësaj bote, ose me lakmitarët, ose rrëmbyesit, ose me idhujtarët; sepse atëherë juve do t’ju duhej të dilnit nga bota.
11 Por tani unë ju kam shkruar të mos shoqëroheni, nëse ndokush që quhet vëlla është kurvar, ose lakmitar, ose idhujtar, ose sharës, ose pijanec, ose rrëmbyes; me një të tillë as të mos hani bashkë.
12 Sepse ç’më duhet t’i gjykoj edhe të jashtmit? A nuk i gjykoni ju të brendshmit?
13 Por të jashtmit Perëndia i gjykon. Prandaj largojeni të ligun nga mesi juaj.