1 A guxon ndonjëri nga ju, duke pasur një çështje kundër një tjetri, të shkojë te ligji para të padrejtëve, dhe jo para shenjtorëve?
2 A nuk e dini se shenjtorët do ta gjykojnë botën? Dhe nëse bota do të gjykohet prej jush, a jeni të padenjë të gjykoni çështje më të vogla?
3 A nuk e dini se ne do të gjykojmë engjëj? Sa më shumë gjëra që i takojnë kësaj jete?
4 Nëse ju atëherë keni gjykime për gjëra që i përkasin kësaj jete, i vini ata të gjykojnë që çmohen më pak në kishë.
5 Këtë e them për turpin tuaj. A është kështu, që midis jush nuk ka ndonjë burrë të mençur? Jo, as edhe një që do të jetë i aftë të gjykojë midis vëllezërve të tij?
6 Por vëllai shkon në gjyq me vëllanë, dhe kjo përpara jobesimtarëve.
7 Prandaj tani është një gabim i madh midis jush, sepse ju shkoni në gjyq me njëri-tjetrin. Pse më mirë të mos e pranoni padrejtësinë? Pse më mirë të mos duroni të mashtroheni?
8 Jo, ju bëni gabim, dhe mashtroni, dhe këto vëllezërve tuaj.
9 A nuk e dini që të padrejtët nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u mashtroni; as kurvarët, as idhujtarët, as kurorëshkelësit, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,
10 As vjedhësit, as lakmitarët, as pijanecët, as sharësit, as rrëmbyesit, nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
11 Dhe të tillë ishit disa prej jush; por ju jeni të larë, por ju jeni të shenjtëruar, por ju jeni të shfajësuar në emrin e Zotit Jezus, dhe prej Frymës së Perëndisë sonë.
12 Të gjitha gjërat janë të ligjshme për mua, por të gjitha gjërat nuk janë të dobishme; të gjitha gjërat janë të ligjshme për mua, por unë nuk do t’i nënshtrohem ndonjërës.
13 Gjellët për barkun, dhe barku për gjellët; por Perëndia do të shkatërrojë edhe atë edhe ato. Tani, trupi nuk është për kurvërim, por për Zotin; dhe Zoti për trupin.
14 Dhe Perëndia ka ngjallur edhe Zotin, dhe do të na ngjallë edhe ne gjithashtu prej fuqisë së tij.
15 A nuk e dini ju që trupat tuaja janë gjymtyrë të Krishtit? Atëherë unë do të marr gjymtyrët e Krishtit, dhe t’i bëj ato gjymtyrë të një kurve? Mos e dhëntë Perëndia.
16 Çfarë? A nuk e dini që ai që i bashkohet një kurve është një trup? Sepse dy, thotë ai, do të jenë një mish.
17 Por ai që i bashkohet Zotit është një frymë.
18 Largohuni nga kurvëria. Çdo mëkat që bën njeriu është jashtë trupit; por ai që kryen kurvërim mëkaton ndaj trupit të vet.
19 Çfarë? A nuk e dini që trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është brenda jush, të cilën ju e keni prej Perëndisë, dhe ju nuk i përkisni vetvetes?
20 Sepse ju jeni blerë me një çmim; prandaj lavdëroni Perëndinë në trupin tuaj, dhe në frymën tuaj, të cilat i përkasin Perëndisë.