1 Tani, në lidhje me gjërat që u ofrohen idhujve, ne e dimë se ne të gjithë kemi njohuri. Njohuria krekos, por dashuria ndërton.
2 Dhe nëse ndokush mendon se di diçka, ai ende nuk di gjë siç duhet të dinte.
3 Por nëse ndonjëri e do Perëndinë, ai njihet prej tij.
4 Prandaj përsa i përket ngrënies së atyre gjërave që u ofrohen në sakrifikim idhujve, ne dimë që një idhull është asgjë në botë, dhe se nuk ka tjetër Perëndi përveç njërit.
5 Sepse megjithëse janë ata që quhen perëndi, qoftë në qiell apo në tokë, (siç ka shumë perëndi, dhe shumë zotër,)
6 Por për ne ka vetëm një Perëndi, Ati, prej të cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne në të; dhe një Zot Jezu Krishti, prej të cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne prej tij.
7 Sidoqoftë nuk është brenda çdo njeriu ajo njohuri; sepse disa të ndërgjegjshëm për idhullin deri në këtë çast e hanë atë si një gjë ofruar një idhulli; dhe ndërgjegja e tyre duke qenë e dobët njolloset.
8 Por mishi nuk na bën të pranueshëm për Perëndinë; sepse as nëse hamë, nuk jemi më të mirë; as nëse nuk hamë, nuk jemi më të këqinj.
9 Por kini kujdes që kjo liri që keni në asnjë mënyrë të mos bëhet pengesë për ata që janë të dobët.
10 Sepse nëse ndokush të sheh ty që ke njohuri të ulesh për të ngrënë në tempullin e idhullit, a nuk do të marrë guxim ndërgjegja e atij që është i dobët t’i hajë gjërat e flijuara për idhujt;
11 Dhe nga njohuria jote do të humbasë vëllai i dobët, për të cilin Krishti vdiq?
12 Por kur ju mëkatoni kështu kundër vëllezërve, dhe plagosni ndërgjegjen e tyre të dobët, ju mëkatoni kundër Krishtit.
13 Për këtë arsye, nëse mishi e bën vëllain tim të skandalizohet, unë nuk do të ha mish ndërsa bota qëndron, që të mos ta skandalizoj vëllain tim.