1 A nuk jam unë apostull? A nuk jam i lirë? A nuk e kam parë Jezu Krishtin Zotin tonë? A nuk jeni ju puna ime në Zotin?
2 Nëse nuk jam një apostull për të tjerët, prapë pa dyshim unë jam për ju; sepse vula ime e apostullimit jeni ju në Zotin.
3 Përgjigja ime për ata që më hetojnë mua është kjo:
4 Mos nuk kemi ne pushtet të hamë dhe të pimë?
5 Mos nuk kemi ne pushtet të marrim me vete një motër, një grua, si edhe apostujt e tjerë, dhe si vëllezërit e Zotit, dhe Cefasi?
6 Apo vetëm unë dhe Barnabasi, nuk kemi pushtet të mos punojmë?
7 Kush shkon në luftë ndonjëherë me shpenzimet e veta? Kush mbjell një vresht, dhe nuk ha nga fryti i tij? Apo kush ushqen një kope, dhe nuk ha nga qumështi i kopesë?
8 Mos i them këto gjëra si njeri? Apo nuk thotë dhe ligji të njëjtën gjë?
9 Sepse në ligjin e Moisiut është shkruar: Mos ia lidh gojën kaut që shin grurin. A kujdeset Perëndia për qetë?
10 Apo ai e thotë këtë tërësisht për hatrin tonë? Për hatrin tonë, pa dyshim, kjo është shkruar; që ai që lëvron të lëvrojë me shpresë; dhe ai që shin me shpresë të ketë pjesë në shpresën e tij.
11 Nëse kemi mbjellë ndër ju gjërat shpirtërore, është gjë e madhe nëse korrim gjërat tuaja materiale?
12 Nëse të tjerët janë pjesëtarë në këtë pushteti mbi ju, a nuk na gjan shumë më tepër neve? Megjithatë ne nuk e kemi përdorur këtë pushtet; por durojmë çdo gjë, që të mos ta pengojmë ungjillin e Krishtit.
13 Nuk e dini që ata që shërbejnë për gjëra të shenjta jetojnë prej gjërave të tempullit? Dhe ata që presin tek altari janë pjesëmarrës me altarin?
14 Madje kështu ka urdhëruar Zoti që ata predikojnë ungjillin prej ungjillit të jetojnë.
15 Por unë nuk kam përdorur ndonjërën prej këtyre gjërave; as nuk i kam shkruar këto gjëra, që të bëhet kështu për mua; sepse do të ishte më mirë për mua të vdisja, se sa ndokush ta bënte mburrjen time pa vlerë.
16 Sepse megjithëse unë predikoj ungjillin, s’kam ndonjë gjë për të cilën të mburrem; sepse kjo shtrëngesë më është ngarkuar; bile, mjerë unë, nëse nuk predikoj ungjillin!
17 Sepse nëse e bëj këtë duke dashur, kam shpërblim; por nëse duke mos dashur, një detyrë e ungjillit më është besuar.
18 Cili, pra, është shpërblimi im? Pikërisht ai që, kur predikoj ungjillin, mund ta bëj ungjillin e Krishtit pa pagesë, që të mos abuzoj me fuqinë time në ungjill.
19 Sepse megjithëse jam i lirë nga të gjithë njerëzit, prapë e kam bërë veten shërbëtor të të gjithëve, që të fitoj më shumë.
20 Dhe ndaj judejve unë u bëra një jude, që të mund t’i fitoja judejtë; ndaj atyre që janë nën ligjin, si nën ligj, që të mund t’i fitoja ata që janë nën ligj;
21 Atyre që janë pa ligj, si pa ligj, (duke mos qënë pa ligj te Perëndia, por nën ligj ndaj Krishtit,) që të mund t’i fitoj ata që janë pa ligj.
22 Për të dobëtit u bëra si i dobët, që të mund t’i fitoja të dobëtit; unë jam bërë gjithçka për të gjithë njerëzit, që në çdo mënyrë të mund të shpëtoja disa veta.
23 Dhe këtë e bëj për hatër të ungjillit, që të mund të bëhem pjesëtar i tij bashkë me ju.
24 A nuk e dini që ata që marrin pjesë në një garë vrapojnë të gjithë, por njëri fiton çmimin? Pra vraponi, që të mund ta merrni.
25 Dhe çdo kush që përpiqet për fitore është i vetëpërmbajtur në të gjitha gjërat. Tani, ata e bëjnë atë të marrin një kurorë që prishet; por ne një që nuk prishet.
26 Prandaj unë vrapoj kështu, jo si i pasigurtë; kështu luftoj unë, jo si dikush që rreh erën;
27 Por e mbaj poshtë trupin tim, dhe e nënshtroj; që të mos, në ndonjë mënyrë, pasi t’u kem predikuar të tjerëve, unë vetë të hidhem poshtë.