1 Pali, dhe Silvanusi, dhe Timoteu, kishës së selanikasve që është në Perëndinë Atë dhe në Zotin Jezu Krisht: Hiri qoftë me ju, dhe paqja, prej Perëndisë Atit tonë, dhe Zotit Jezu Krisht.
2 Ne i japim Perëndisë falënderime gjithmonë për të gjithë ju, duke ju përmendur në lutjet tona;
3 Duke kujtuar pa pushim punën tuaj të besimit, dhe mundimin e dashurisë, dhe durimin e shpresës në Zotin tonë Jezu Krisht, përpara Perëndisë dhe Atit tonë;
4 Duke e ditur, të dashur vëllezër, zgjedhjen tuaj të Perëndisë.
5 Sepse ungjilli ynë nuk erdhi te ju vetëm në fjalë, por edhe në fuqi, dhe në Frymën e Shenjtë, dhe në shumë siguri; ashtu siç e dini ju se çfarë lloj njerëzish ishim midis jush për hatrin tuaj.
6 Dhe ju u bëtë ndjekësit tanë, dhe të Zotit, pasi e pranuat fjalën në shumë vuajtje, me gëzimin e Frymës së Shenjtë;
7 Kështu që ju ishit shembuj për të gjithë ata që besojnë në Maqedoni dhe në Akai.
8 Sepse prej jush këmbonte fjala e Zotit jo vetëm në Maqedoni dhe Akai, por edhe në çdo vend besimi juaj ndaj Perëndisë përhapet; kështu që nuk kemi nevojë të themi ndonjë gjë.
9 Sepse ata vetë treguan për ne se çfarë mënyrë hyrjeje ne kishim ndaj jush, dhe se si ju iu kthyet Perëndisë prej idhujve që t’i shërbeni Perëndisë së gjallë dhe të vërtetë;
10 Dhe ta prisni Birin e tij prej qiellit, të cilin ai e ngjalli prej së vdekurish, vet Jezusin, i cili na çliroi prej zemërimit që po vjen.