1 Prandaj kur ne nuk mund të duronim më, na u duk e mirë të mbeteshim vetëm në Athinë;
2 Dhe dërguam Timoteun, vëllain tonë, dhe shërbyesin e Perëndisë, dhe bashkëpunëtorin tonë në ungjillin e Krishtit, për t’ju forcuar, dhe për t’ju ngushëlluar në besimin tuaj;
3 Që askush të mos tundet prej këtyre vuajtjeve; sepse ju vetë e dini që ne për këto jemi caktuar.
4 Sepse me të vërtetë, kur ne ishim me ju, ne ju thamë më parë se ne do të kemi shtrëngime; ashtu si edhe ndodhi, dhe ju e dini.
5 Për këtë shkak, kur nuk mund të duroja më, unë dërgova të di besimin tuaj, se mos në ndonjë mënyrë ju ka tunduar tunduesi, dhe puna jonë të ishte e kotë.
6 Por, tani, kur Timoteu erdhi nga ju te ne, dhe na solli lajme të mira të besimit dhe dashurisë suaj, dhe që ju keni gjithmonë një kujtim të mirë për ne, dhe keni mall të na shihni, ashtu si ne t’ju shohim edhe ju;
7 Prandaj, vëllezër, në gjithë vuajtjet dhe fatkeqësitë tona ne u ngushëlluam në lidhje me ju nga besimi juaj;
8 Sepse ne tani jetojmë, nëse ju qëndroni fort në Zotin.
9 Sepse çfarë falënderime mund t’i kthejmë Perëndisë për ju, për gjithë gëzimin me të cilin ne gëzojmë për hatrin tuaj para Perëndisë tonë;
10 Duke u lutur shumë natë e ditë që ne të mund t’i shohim fytyrat tuaja, dhe të mund të përsosim atë që mungon në besimin tuaj?
11 Tani, vetë Perëndia dhe Ati ynë, dhe Zoti ynë Jezu Krisht, e drejtofshin rrugën tonë për te ju.
12 Dhe Zoti ju bëftë që të rriteni dhe të teproni në dashuri njëri ndaj tjetrit, dhe ndaj të gjithë njerëzve, ashtu siç bëjmë edhe ne ndaj jush;
13 Që ai të mund t’i vendosë të pafajshme zemrat tuaja në shenjtëri para Perëndisë, madje Atit tonë, në ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht me të gjithë shenjtorët e tij.