1 Pali, një apostull i Jezu Krishtit prej urdhërimit të Perëndisë Shpëtimtarit tonë, dhe Zotit Jezu Krisht, i cili është shpresa jonë;
2 Timoteut, birit tim në besim; Hir, mëshirë, dhe paqe, prej Perëndisë Atit tonë dhe Jezusit Krisht Zotit tonë.
3 Ashtu si t’u luta, që të rrije akoma në Efes, kur shkova unë në Maqedoni, që të mund të urdhërosh disa që të mos japin mësim për doktrinë tjetër,
4 Dhe as t’u japin vëmendje përrallave dhe gjenealogjive të pafund, që shkaktojnë pyetje, më shumë se ndërtim të perëndishëm që është në besim; kështu bë.
5 Tani, qëllimi i urdhërimit është dashuri prej një zemre të pastër, dhe prej një ndërgjegjeje të mirë, dhe prej besimit të pashtirur;
6 Prej të cilave disa pasi devijuan janë kthyer mënjanë në shamata të kota;
7 Duke dashur të jenë mësues të ligjit; duke mos kuptuar edhe çfarë thonë, dhe nga e pohojnë.
8 Por ne e dimë se ligji është i mirë, nëse njeriu e përdor atë në mënyrë të ligjshme;
9 Duke ditur këtë, që ligji nuk është bërë për njeriun e drejtë, por për të paligjshmit dhe të pabindurit, për të paperëndishmit dhe për mëkatarët, për jo të shenjtët dhe të ndyrët, për atëvrasësit dhe mëmëvrasësit, për njerivrasësit,
10 Për kurvarët, për ata që fëlliqin veten me njerëzimin, për rrëmbyesit e njerëzve, për gënjeshtarët, për shkelësit e betimit, dhe nëse ka ndonjë gjë tjetër që është kundër doktrinës së shëndoshë;
11 Sipas ungjillit të lavdishëm të Perëndisë së bekuar, që m’u besua mua.
12 Dhe unë falënderoj Krishtin Jezus, Zotin tonë, që më ka forcuar, sepse ai më numëroi besnik, duke më vënë në shërbesë mua;
13 Që isha më parë një blasfemues, dhe një përndjekës, dhe i dhunshëm; por unë mora mëshirë, sepse e bëra nga padija në mosbesim.
14 Dhe hiri i Zotit tonë teproi jashtë mase me besimin dhe dashurinë që është në Krishtin Jezus.
15 Kjo është një fjalë besnike, dhe e denjë për çdo pranim, që Krishti Jezus erdhi në këtë botë të shpëtojë mëkatarët; prej të cilëve unë jam i pari.
16 Megjithatë për këtë shkak unë mora mëshirë, që në mua së pari Jezu Krishti të mund të tregojë gjithë zemgjerësinë, për një shembull për ata që nga ky çast e tutje do të besojnë tek ai për jetën e përjetshme.
17 Tani, Mbretit të përjetshëm, të pavdekshëm, të padukshëm, të vetmit Perëndi të mençur, i qoftë nder dhe lavdi përherë e përherë. Amin.
18 Këtë urdhër unë ta jap ty, biri Timote, sipas profecive që u bënë më përpara për ty, që ti prej tyre të mund të luftosh një luftë të mirë;
19 Duke mbajtur besim, dhe një ndërgjegje të mirë; që disa duke hedhur poshtë kanë shkaktuar humbjen e anijes për sa i përket besimit;
20 Prej të cilëve është Himeneu dhe Aleksandri; të cilët ua kam dorëzuar Satanait, që ata të mund të mësojnë të mos blasfemojnë.