1 Tani, Fryma flet qartë, se në kohët e fundit disa do të largohen prej besimit, duke u kushtuar vëmendje frymërave joshëse, dhe doktrinave të djajve;
2 Duke thënë gënjeshtra në hipokrizi; duke e patur ndërgjegjen e tyre të përcëlluar me një hekur të nxehtë;
3 Duke ndaluar martesën, dhe duke urdhëruar që mishrat të mos hahen, të cilët Perëndia i ka krijuar të pranohen me falënderime prej atyre që besojnë dhe e dinë të vërtetën.
4 Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë, dhe nuk është gjë për t’u hedhur poshtë, nëse pranohet me falënderime;
5 Sepse është shenjtëruar prej fjalës së Perëndisë dhe lutjes.
6 Nëse bën që vëllezërit t’i kujtojnë këto gjëra, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të doktrinës së mirë, në të cilat ti ke arritur.
7 Por hidhni poshtë fabulat pagane të të moshuarave, dhe ushtroje më mirë veten tënde në perëndishmëri.
8 Sepse ushtrimet trupore vlejnë pak; por perëndishmëria vlen për të gjitha gjërat, duke patur premtimin e jetës që është tani, dhe të asaj që do të vijë.
9 Kjo është një fjalë besnike dhe e denjë për çdo pranim.
10 Sepse për këtë arsye ne edhe mundohemi edhe jemi të përbuzur, sepse i besojmë Perëndisë së gjallë, i cili është Shpëtimtari i të gjithë njerëzve, veçanërisht i atyre që besojnë.
11 Urdhëro këto gjëra dhe i jep në mësim.
12 Le të mos ta shpërfillë njeri rininë tënde; por ji një shembull i besimtarëve, në fjalë, në sjellje, në dashuri, në frymë, në besim, në pastërti.
13 Deri kur të vij unë, i kushto vëmendje leximit, nxitjes, doktrinës.