1 Plaku zonjës së zgjedhur dhe fëmijëve të saj, të cilët i dua në të vërtetën; dhe jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që e kanë njohur të vërtetën;
2 Për hatër të së vërtetës, që banon në ne, dhe do të jetë me ne përgjithmonë.
3 Hiri qoftë me ju, mëshira, dhe paqja, prej Perëndisë Atë, dhe prej Zotit Jezu Krisht, Biri i Atit, në të vërtetën dhe dashurinë.
4 Unë u gëzova shumë se gjeta prej fëmijëve të tu duke ecur në të vërtetën, ashtu siç kemi marrë urdhërim prej Atit.
5 Dhe tani të lutem ty, zonjë, jo sikur të shkrova një urdhërim të ri, por atë që e kishim që nga fillimi, që ne ta duam njëri-tjetrin.
6 Dhe kjo është dashuria, që ne të ecim sipas urdhërimeve të tij. Ky është urdhërimi: Që ju, ashtu siç e keni dëgjuar që nga fillimi, të ecni në të.
7 Sepse shumë mashtrues kanë dalë në botë, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish. Ky është një mashtrues dhe një antikrisht.
8 Kujdesuni për veten, që ne të mos humbasim ato gjëra që kemi bërë, por që ne të marrim shpërblim të plotë.
9 Kushdo që shkel, dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi. Ai që qëndron në doktrinën e Krishtit, ai i ka të dy Atin edhe Birin.
10 Nëse ndokush vjen te ju, dhe nuk sjell këtë doktrinë, mos e pranoni në shtëpinë tuaj, as mos i uroni atij: Perëndia të bekoftë;
11 Sepse ai që i uron atij: Perëndia të bekoftë, është pjesëtar i veprave të tij të liga.
12 Duke pasur shumë gjëra për t’ju shkruar, unë nuk desha t’i shkruaja me letër dhe bojë; por besoj se do të vij te ju, dhe të flasim ballë për ballë, që gëzimi ynë të jetë i plotë.
13 Fëmijët e motrës sate të zgjedhur të përshëndesin. Amin.