1 Por kishte edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do ketë mësues të rremë midis jush, të cilët fshehurazi do të sjellin brenda herezi të neveritshme, madje dhe duke e mohuar Zotin që i bleu ata, dhe do të sjellin mbi vete shkatërrim të shpejtë.
2 Dhe shumë do t’i ndjekin rrugët e tyre shkatërruese; për shakun e të cilëve rruga e vërtetë do të përflaset.
3 Dhe nëpërmjet lakmisë ata me fjalë të pasinqerta do të bëjnë tregti prej jush; gjykimi i të cilëve tani prej një kohe të gjatë nuk vonon, dhe dënimi i tyre nuk fle.
4 Sepse nëse Perëndia nuk kurseu engjëjt që mëkatuan, por i hodhi poshtë në ferr, dhe i dorëzoi ata në zinxhirët e errësirës, të ruhen për gjykim;
5 Dhe nuk kurseu botën e vjetër, por shpëtoi Noen, njeriun e tetë, një predikues i drejtësisë, duke e sjellë përmbytjen mbi botën e të paperëndishmëve;
6 Dhe duke i kthyer qytetet e Sodomës dhe Gomorrës në hi i dënoi ata me shkatërrim, duke i bërë një shembull për ata që më mbrapa do të jetonin paperëndishmërsisht;
7 Dhe e çliroi të drejtin Lot, të helmuar me sjelljen e ndyrë të të ligjve;
8 (Sepse ai njeri i drejtë duke jetuar mes tyre, duke parë dhe duke dëgjuar, e helmonte shpirtin e tij të drejtë ditë pas dite, me veprat e tyre të paligjshme;)
9 Zoti e di si t’i shpëtojë të perëndishmit prej sprovave, dhe t’i ruajë të padrejtët për ditën e gjykimit që të ndëshkohen;
10 Por kryesisht ata që ecin sipas mishit në epshin e papastërtisë, dhe e përbuzin qeverisjen. Guximtarë janë, egoist, nuk druhen të flasin keq për dinjitarët.
11 Ndërsa engjëjt, të cilët janë më të mëdhenj në fuqi dhe forcë, nuk sjellin ndaj atyre akuzë qortuese përpara Zotit.
12 Por këta, si kafshë natyrore të pamend, të bëra që të merren dhe të shkatërrohen, flasin keq për gjëra që nuk i kuptojnë; dhe do të humbasin krejtësisht në prishjen e tyre;
13 Dhe do të marrin shpërblimin e padrejtësisë, si ata që e llogaritin kënaqësi të bëjnë ahengje gjatë ditës. Ata janë njolla dhe deformime, duke u dëfryer me mashtrimet e tyre ndërkohë që festojnë me ju;
14 Me sy plot kurorëshkeljes, që nuk mund të pushojnë së mëkatuari; duke mashtruar shpirtra të paqëndrueshëm; një zemër që ata e kanë ushtruar me praktika lakmitare; fëmijë të mallkuar;
15 Të cilët e kanë braktisur rrugën e drejtë, dhe janë në rrugën e gabuar, duke ndjekur rrugën e Balaamit birit të Bosorit, i cili i pëlqyen pagat e padrejtësisë;
16 Por u qortua për padrejtësinë e tij; gomari i pagojë duke folur me zërin e njeriut e ndaloi marrëzinë e profetit.
17 Këta janë puse pa ujë, re që shtyhen nga stuhia; të cilëve u rezervohet përgjithmonë terri i errësirës.
18 Sepse kur ata thonë fjalë të mëdha të fryra të kotësisë, ata i joshin me anë të epshit të mishit, përmes shumë shthurjeje, ata që ishin krejtësisht të shpëtuar prej atyre që jetojnë në gabim.
19 Ndërsa u premtojnë atyre liri, ata vetë janë shërbëtorët e prishjes; sepse prej atij që dikush u mposht, prej të njëjtit çohet në robëri.
20 Sepse nëse pasi i shpëtuan ndotjes së botës përmes njohjes së Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, ata ngatërrohen prapë në të, dhe mposhten, fundi i fundit të tyre është më i keq se fillimi.
21 Sepse do të kishte qenë më mirë për ta të mos ta kishin njohur rrugën e drejtësisë, sesa, pasi e kanë njohur, t’ia kthejnë kurrizin urdhërimit të shenjtë që iu dorëzua.
22 Por u ka ndodhur atyre sipas proverbit të vërtetë: Qëni u kthehet prapë të vjellave të tij; dhe dosa që qe larë te zhgërryerja në llucë.