1 Tani, vetë unë Pali ju lutem nëpërmjet butësisë dhe ëmbëlsisë së Krishtit, që në prani jam i fundit ndërmjet jush, por në mungesë jam i guximshëm ndaj jush;
2 Por unë ju lutem, që unë të mos jem i guximshëm kur jam në prani me atë besim, me të cilin mendoj të jem i guximshëm ndaj disave, të cilët mendojnë për ne sikur ecim sipas mishit.
3 Sepse megjithëse ecim në mish, ne nuk luftojmë sipas mishit;
4 (Sepse armët e luftës sonë nuk janë mishore, por të fuqishme përmes Perëndisë për të rrëzuar fortesat;)
5 Duke hedhur poshtë imagjinatat, dhe çdo gjë të lartë që e ngre veten kundër njohjes së Perëndisë, dhe duke mbledhur në robëri çdo mendim në bindjen ndaj Krishtit;
6 Dhe duke pasur në gatishmëri të merrni hak ndaj çdo mosbindjeje, kur bindja juaj të kryhet.
7 A i shihni gjërat sipas pamjes së jashtme? Nëse ndokush beson për veten e tij që ai është i Krishtit, le ta mendojë prapë këtë për veten e tij, që, ashtu si ai është i Krishtit, po kështu edhe ne jemi të Krishtit.
8 Sepse megjithëse unë të mburrem disi më shumë për autoritetin tonë, që Zoti na e ka dhënë neve për ndërtim, dhe jo për shkatërrimin tuaj, unë nuk do të turpërohesha;
9 Që të mos dukem sikur dua t’ju tmerroj përmes letrave.
10 Sepse letrat e tij, thonë ata, janë të rënda dhe të fuqishme; por prania e tij trupore është e dobët, dhe fjala e tij e përçmuar.
11 Një i tillë le ta marrë parasysh këtë, që, ashtu siç jemi ne në fjalë prej letrave kur mungojmë, po kështu do të jemi edhe në vepra kur të jemi të pranishëm.
12 Sepse ne nuk guxojmë të numërohemi, ose të krahasohemi me disa që lavdërojnë veten e tyre; por ata duke e matur veten e tyre prej vetes së tyre, dhe duke e krahësuar veten e tyre midis vetë atyre, nuk janë të mençur.
13 Por ne nuk do të mburremi për gjërat jashtë masës sonë, por sipas masës së rregullit që Perëndia na ka dhënë, një masë që zgjatet deri te ju.
14 Sepse ne nuk shtrihemi përtej masës sonë, sikur nuk të zgjatemi deri te ju; sepse ne kemi ardhur edhe deri te ju duke e predikuar ungjillin e Krishtit;
15 Jo duke u mburrur për gjërat jashtë masës sonë, domethënë, për punët e të tjerëve; por duke patur shpresë, pasi besimi juaj të jetë rritur, që ne do të zmadhohemi prej jush së tepërmi sipas rregullit tonë,
16 Për ta predikuar ungjillin në rajone përtej jush, dhe jo të mburremi në punët e një tjetri bërë gati për ne.
17 Por ai që mburret, le të mburret në Zotin.
18 Sepse nuk është miratuar ai që e lavdëron veten e tij, por ai të cilin Zoti e lavdëron.