1 Unë uroj para Perëndisë që ju të mund të më duroni pak në marrëzinë time; dhe me të vërtetë më duroni.
2 Sepse unë jam xheloz për ju me një xhelozi të perëndishme; sepse unë ju kam martuar me një burrë, që të mund t’jua prezantoj si një virgjëreshë e dëlirë te Krishti.
3 Por kam frikë, se mos në ndonjë mënyrë, ashtu si gjarpri e mashtroi Evën nëpërmjet dinakërisë së tij, po kështu mendjet tuaja të korruptohen prej thjeshtësisë që është në Krishtin.
4 Sepse nëse ai që vjen predikon një Jezus tjetër, të cilin ne nuk e kemi predikuar, ose nëse merrni një frymë tjetër, të cilën nuk e keni marrë, ose një ungjill tjetër, të cilin nuk e keni pranuar, ju mund ta duroni mirë atë.
5 Sepse unë mendoj se nuk isha aspak mbrapa apostujve më kryesorë.
6 Por megjithëse jam njeri i trashë në të folur, prapë jo në dijeni; por ne jemi bërë plotësisht të hapur midis jush në të gjitha gjërat.
7 A kam bërë unë një krim duke e përulur veten time që ju të mund të lartësoheni, për shkak se ju kam predikuar falas ungjillin e Perëndisë?
8 Unë kam grabitur kishat e tjera, duke i marrë rrogat prej tyre, që t’ju bëj shërbim.
9 Dhe kur isha i pranishëm me ju, dhe kisha nevojë, nuk iu bëra barrë ndonjërit; sepse ajo që më mungonte ma siguruan vëllezërit që erdhën nga Maqedonia; dhe në gjithçka e mbajta veten që të mos ju bëhesha barrë juve, dhe kështu do ta mbaj veten time.
10 Ashtu si e vërteta e Krishtit është në mua, nuk do të më ndalojë njeri në këtë mburrje në rajonet e Akaisë.
11 Përse? Për shkak se nuk ju dua? Perëndia e di.
12 Por atë që bëj, unë do ta bëj, që të mund t’u heq shkakun atyre që duan shkak; që në atë që mburren, ata të gjenden edhe si ne.
13 Sepse të tillë janë apostujt e rremë, punëtorë hileqarë, duke e shndërruar veten e tyre në apostuj të Krishtit.
14 Dhe nuk është çudi; sepse Satanai vetë është shndërruar në engjëll të dritës.
15 Prandaj nuk është gjë e madhe nëse edhe shërbyesit e tij të shndërrohen të ngjashëm me shërbyesit e drejtësisë; fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre.
16 Dhe unë them përsëri: Le të mos më marrë njeri për budalla; nëse ndryshe, prapë më pranoni si budalla, që unë të mund të mburrem pak.
17 Atë që them, nuk e them sipas Zotit, por si të ishte marrëzi, në këtë bindje të mburrjes.
18 Duke parë që shumë mburren sipas mishit, edhe unë do të mburrem.
19 Sepse ju i duroni me kënaqësi budallenjtë, duke parë se ju vetë jeni të mençur.
20 Sepse ju duroni, nëse dikush ju robëron, nëse dikush ju gllabëron, nëse dikush merr gjënë tuaj, nëse dikush lartëson vetveten, nëse dikush ju qëllon në fytyrë.
21 Unë flas në lidhje me turp, sikur ne të kishim qenë të dobët. Megjithatë në çdo gjë që ndokush është i guximshëm, (flas si i marrë,) edhe unë jam i guximshëm.
22 Hebrenj janë ata? Edhe unë jam. Izraelitë janë ata? Edhe unë jam. Fara e Abrahamit janë ata? Edhe unë jam.
23 Shërbëtorë të Krishtit janë ata? (flas si i marrë) unë jam më shumë; në punëra më tepër, në goditje kamxhike tej mase, në burgje më shpesh, në vdekje shpesh.
24 Prej judejve pesë herë mora dyzet goditje me kamxhik pa një.
25 Tri herë u rraha me shkopinj, një herë u godita me gurë, tri herë vuajta mbytje anijesh, kam qenë në det një natë e një ditë;
26 Në udhëtime shpesh, në rreziqe ujrash, në rreziqe hajdutësh, në rreziqe prej bashkëkombasve të mi, në rreziqe prej paganëve, në rreziqe në qytet, në rreziqe në shkretëtirë, në rreziqe në det, në rreziqe midis vëllezërve fals;
27 Në lodhje dhe dhimbje, në pagjumësi shpesh, në uri dhe etje, në agjërime shpesh, në të ftohtë dhe lakuriqësi.
28 Përveç atyre gjërave së jashtmi, ajo që më ngarkohet përditë, kujdesi për të gjitha kishat.
29 Kush është i dobët, dhe s’jam unë? Kush skandalizohet, dhe unë s’digjem?
30 Nëse është e duhur që unë të mburrem, unë do të mburresha për të gjitha gjërat në lidhje me dobësitë e mia.
31 Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili është i bekuar gjithnjë e më shumë, e di që unë nuk gënjej.
32 Në Damask, qeveritari nën mbretin Aretas e mbronte qytetin e damaskasve me një garnizon, me dëshirë të më zinte;
33 Dhe nga një dritare u zbrita në një shportë përgjatë murit, dhe shpëtova nga duart e tij.