1 Por unë e vendosa këtë me veten time, që nuk do të vij më te ju në rëndim.
2 Sepse nëse unë ju hidhëroj, cili është ai pastaj që më bën mua të gëzuar, përveç të njëjtit hidhërohet prej meje?
3 Dhe këtë të njëjtën ju shkrova, që të mos, kur të vij, të hidhërohem nga ata prej të cilëve duhet të gëzoj; duke patur besim te të gjithë ju, se gëzimi im është gëzimi i ju të gjithëve.
4 Sepse prej shumë mundimeve dhe dhimbjeve të zemrës unë ju shkrova me shumë lot; jo që ju të pikëlloheni, por që ju ta dini dashurinë që kam me bollëk për ju.
5 Por nëse ndokush ka shkaktuar pikëllim, ai nuk më ka pikëlluar mua, veç pjesërisht; që unë të mos ju rëndoj të gjithë.
6 I përshtatshëm për një njeri të tillë është ky ndëshkim, që iu impunua prej shumëve.
7 Kështu që në të kundërt ju duhet më mirë ta falni atë, dhe ta ngushëlloni, që të mos ndoshta një i tillë të përpihet nga trishtimi i tepërt.
8 Prandaj ju lutem që ju ta përforconi dashurinë tuaj ndaj tij.
9 Sepse shkrova edhe për këtë qëllim, që unë të mund ta di besnikërinë tuaj, nëse jeni të dëgjueshëm në të gjitha gjërat.
10 Kujtdo që ju i falni ndonjë gjë, edhe unë e fal; sepse nëse unë fala ndonjë gjë, kujtdo që ia fala, për hatrin tuaj e fala në personin e Krishtit;
11 Që Satanai të mos fitojë epërsi mbi ne; sepse ne nuk jemi të paditur për mendimet e tij.
12 Për më tepër, kur erdha në Troas për të predikuar ungjillin e Krishtit, dhe një derë m’u hap nga Zoti,
13 S’kisha qetësi në shpirtin tim, sepse nuk gjeta vëllain tim Titusin; por pasi u përshëndeta me ta, shkova prej andej në Maqedoni.
14 Tani, falënderime i qofshin Perëndisë, që na bën të triumfojmë gjithmonë në Krishtin, dhe shfaq aromën e mirë të njohurisë së tij përmes nesh në çdo vend.
15 Sepse ne jemi për Perëndinë një aromë e ëmbël e Krishtit, në ata që janë shpëtuar, dhe në ata që humbasin;
16 Për njërin ne jemi aroma e vdekjes për vdekje; dhe për tjetrin aroma e jetës për jetë. Dhe kush është i zoti për këto gjëra?
17 Sepse ne nuk jemi si shumë, që shtrembërojnë fjalën e Perëndisë; por si prej çiltërisë, por si prej Perëndie, në vështrimin e Perëndisë ne flasim në Krishtin.