1 Prandaj duke parë se ne e kemi këtë shërbesë, për aq sa kemi marrë mëshirë, ne nuk ligështohemi;
2 Por kemi hequr dorë nga gjërat e fshehta të pandershmërisë, duke mos ecur me dinakëri, as duke e përdorur fjalën e Perëndisë me mashtrim; por prej paraqitjes të së vërtetës duke e miratuar veten tonë ndaj ndërgjegjes së çdonjërit në sytë e Perëndisë.
3 Por nëse ungjilli ynë fshihet, u fshihet atyre që janë të humbur;
4 Në të cilët perëndia e kësaj bote i ka verbuar mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e lavdishme e ungjillit të Krishtit, që është imazhi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.
5 Sepse ne nuk predikojmë veten tonë, por Krishtin Jezus Zotin; dhe veten tonë shërbëtorët tuaj për hatër të Jezusit.
6 Sepse Perëndia, që urdhëroi dritën të ndriçojë nga errësira, ka ndriçuar në zemrat tona, për t’i dhënë dritën e njohjes së lavdisë së Perëndisë në fytyrën e Jezu Krishtit.
7 Por ne e kemi këtë thesar në enë balte, që shkëlqimi i fuqisë mund të jetë i Perëndisë, dhe jo prej nesh.
8 Ne jemi të mërzitur nga çdo anë, por megjithatë jo të brengosur; ne jemi të hutuar, por jo në dëshpërim;
9 Të përndjekur, por jo të braktisur; të hedhur poshtë, por jo të shkatërruar;
10 Duke mbajtur gjithmonë në trup vdekjen e Zotit Jezus, që edhe jeta e Jezusit të mund të shfaqet në trupin tonë.
11 Sepse ne që jetojmë i jemi dorëzuar vdekjes gjithmonë për hatër të Jezusit, që edhe jeta e Jezusit të mund të shfaqet në mishin tonë të vdekshëm.
12 Kështu atëherë vdekja vepron në ne, ndërsa jeta në ju.
13 Ne duke pasur të njëjtën frymë të besimit, sipas asaj që është shkruar: Unë besova, dhe prandaj kam folur; ne gjithashtu besojmë, dhe prandaj flasim;
14 Duke e ditur se ai që e ngjalli Zotin Jezus do të na ngjallë edhe ne me anë të Jezusit, dhe do të na paraqesë bashkë me ju.
15 Sepse të gjitha gjërat janë për hatrin tuaj, që hiri me bollëk të mund t’i kthehet lavdisë së Perëndisë nëpërmjet falënderimeve të shumëve.
16 Çështje për të cilën ne nuk ligështohemi; por megjithëse njeriu ynë së jashtmi prishet, prapëseprapë njeriu së brendshmi rinohet ditë pas dite.
17 Sepse shtrëngimi ynë i lehtë, i cili është vetëm për një çast, punon për ne një peshë lavdie shumë më të madhe dhe të përjetshme;
18 Ndërsa ne nuk ua drejtojmë sytë gjërave që duken, por gjërave që nuk duken; sepse gjërat që duken janë të përkohshme, por gjërat që nuk duken janë të përjetshme.