1 Sepse ne e dimë që nëse shtëpia jonë tokësore e këtij tabernakulli do të prishet, ne kemi një ndërtesë prej Perëndisë, një shtëpi bërë pa duar, të përjetshme në qiej.
2 Sepse në këtë ne rënkojmë, duke dëshiruar fort të vishemi me shtëpinë tonë e cila është prej qiellit;
3 Nëse është kështu duke qenë të veshur ne nuk do të gjendemi lakuriq.
4 Sepse ne që jemi në këtë tabernakull rënkojmë, duke qenë të rënduar; jo që duam të zhvishemi, por të vishemi, që vdekshmëria të mund të përpihet nga jeta.
5 Tani, ai që na ka bërë pikërisht për këtë gjë është Perëndia, që na ka dhënë edhe kaparin e Frymës.
6 Prandaj ne gjithmonë jemi të sigurtë, duke e ditur që, ndërkohë që ne banojmë në trup, ne mungojmë para Zotit;
7 (Sepse ecim përmes besimit, jo përmes të shikuarit;)
8 Ne jemi të sigurtë, them unë, dhe dëshirues më shumë të mungojmë në trup, dhe të jemi të pranishëm bashkë me Zotin.
9 Prandaj ne punojmë, që, nëse të pranishëm apo mungojmë, ne të mund të pranohemi prej tij.
10 Sepse ne të gjithë duhet të dalim para vendit të gjykimit të Krishtit; që secili të mund të marrë gjërat që janë bërë në trupin e tij, sipas asaj që ka bërë, nëse është e mirë ose e keqe.
11 Duke i njohur pra tmerret e Zotit, ne bindim njerëz; por ne jemi bërë të shfaqur para Perëndisë; dhe besoj se jemi bërë të shfaqur edhe në ndërgjegjet tuaja.
12 Sepse ne nuk e miratojmë veten tonë përsëri para jush, por ju japim mundësi të mburreni në emrin tonë, që të mund të keni diçka për t’u përgjigjur atyre që mburren në pamje, dhe jo në zemër.
13 Por nëse ne jemi të çmendur, është për Perëndinë; apo nëse jemi në vete, është për hatrin tuaj.
14 Sepse dashuria e Krishtit na detyron; sepse ne gjykojmë kështu, që nëse njëri vdiq për të gjithë, atëherë të gjithë kanë vdekur;
15 Dhe se ai vdiq për të gjithë, që ata të cilët jetojnë të mos jetojnë më për veten e tyre, por për atë që vdiq për ta, dhe u ngjall përsëri.
16 Prandaj tani e tutje ne nuk njohim njeri sipas mishit; po, edhe pse e kemi njohur Krishtin sipas mishit, megjithatë tani ne nuk e njohim më ashtu.
17 Prandaj nëse ndonjë njeri është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra ikën; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.
18 Dhe të gjitha gjërat janë prej Perëndisë, i cili na ka pajtuar me veten e tij prej Jezu Krishtit, dhe na ka dhënë shërbesën e pajtimit;
19 Domethënë, që Perëndia ishte në Krishtin, duke e pajtuar botën me vetveten, duke mos ua llogaritur atyre fajet e tyre; dhe na e ka besuar neve fjalën e pajtimit.
20 Tani, atëherë, ne jemi ambasadorë të Krishtit, sikur Perëndia t’ju lutej përmes nesh; ne ju lutemi në vend të Krishtit, pajtohuni me Perëndinë.
21 Sepse ai e ka bërë atë të jetë mëkat për ne, i cili nuk njihte mëkat; që ne të mund të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.