1 Sepse në lidhje me shërbesën e shenjtorëve, është e tepërt që unë t’ju shkruaj;
2 Sepse unë e njoh gatishmërinë e mendjes suaj, për të cilën mburrem tek ata të Maqedonisë për ju, se Akaia ishte gati para një viti; dhe zelli juaj ka nxitur shumë të tjerë.
3 Megjithatë unë i kam dërguar vëllezërit, që mburrja jonë për ju të mos jetë e kotë në lidhje me këtë; që, siç thashë, ju të mund të jeni gati;
4 Se mos ndoshta nëse ata nga Maqedonia do të vinin me mua, dhe t’ju gjejnë të papërgatitur, ne (që të mos themi, ju) do të turpëroheshim për këtë mburrje të sigurtë.
5 Prandaj e mendova të nevojshme t’i nxisja vëllezërit, që ata të vijnë më parë te ju, dhe të përgatisin më parë dhuratën tuaj bujare, për të cilën kishit njoftim më parë, që ajo të mund të jetë gati, si dhuratë bujare, dhe jo koprracie.
6 Por këtë them unë: Ai që mbjell me dorë të shtrënguar, edhe do të korrë me dorë të shtrënguar; dhe ai që mbjell me bollëk, edhe do të korrë me bollëk.
7 Secili sipas asaj që synon në zemrën e vet, kështu le të japë; jo me mëdyshje, ose nga nevoja, sepse Perëndia e do atë që jep me gëzim.
8 Dhe Perëndia është në gjendje ta bëjë të gjithë hirin të teprojë ndaj jush; që ju, duke pasur gjithnjë gjithë mjaftueshmërinë në gjithçka, të mund të shkëlqeni në çdo vepër të mirë;
9 (Siç është shkruar: Ai ka shpërndarë kudo; ai u ka dhënë të varfërve; drejtësia e tij mbetet përgjithmonë.
10 Tani, ai që i jep fara mbjellësit ju dhëntë edhe bukë për ushqimin tuaj, dhe shumëzoftë farën tuaj të mbjellur, dhe rrittë frutat e drejtësisë suaj;)
11 Duke qenë të pasuruar në çdo gjë në gjithë begatinë, që i shkaton falënderime Perëndisë përmes nesh.
12 Sepse administrimi i këtij shërbimi jo vetëm plotëson mangësinë e shenjtorëve, por edhe shkëlqen me shumë falënderime ndaj Perëndisë.
13 Ndërsa përmes provës së këtij shërbimi ata lavdërojnë Perëndinë për nënshtrimin tuaj të rrëfyer ndaj ungjillit të Krishtit, dhe për shpërndarjen tuaj bujare ndaj tyre, dhe ndaj të gjithë njerëzve;
14 Dhe përmes lutjes së tyre për ju, të cilët ju duan shumë për shak të hirit të shkëlqyer të Perëndisë në ju.
15 Falënderime i qofshin Perëndisë për dhuratën e tij të patregueshme.