1 Prandaj ti, biri im, ji i fortë në hirin që është në Krishtin Jezus.
2 Dhe gjërat që ke dëgjuar prej meje midis shumë dëshmitarëve, ato besoju njerëzve besnikë, të cilët do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë.
3 Prandaj duroji vështirësitë, si një ushtar i mirë i Jezu Krishtit.
4 Nuk ka njeri duke luftuar që ngatërron veten e tij me çështjet e kësaj jete; që të mund t’i pëlqejë atij që e ka zgjedhur të jetë ushtar.
5 Dhe nëse ndokush përpiqet për të qenë i pari në garë, megjithatë ai nuk kurorëzohet, vetëm nëse garon sipas rregullave.
6 Bujku që punon duhet të jetë pjesëtari i parë i frutave.
7 Mendo për atë që them; dhe të dhëntë Zoti mirëkuptim në të gjitha.
8 Mbaj mend që Jezu Krishti i farës së Davidit ishte ngjallur prej së vdekurish sipas ungjillit tim;
9 Për të cilën pësoj mundime, si një keqbërës, edhe deri në pranga; por fjala e Perëndisë nuk lidhet.
10 Prandaj, unë i duroj të gjitha gjërat për hir të të zgjedhurve, që ata të mund të fitojnë shpëtimin që është në Krishtin Jezus me lavdi të përjetshme.
11 Kjo është një fjalë besnike: Se nëse jemi të vdekur bashkë me të, ne edhe do të jetojmë baskë me të;
12 Nëse vuajmë, ne edhe do të mbretërojmë me të; nëse e mohojmë atë, edhe ai do të na mohojë;
13 Nëse nuk besojmë, prapë ai mbetet besnik; ai nuk mund ta mohojë veten e tij.
14 Kujtoju atyre këto gjëra, duke i urdhëruar përpara Zotit që të mos zihen për fjalë, e cila gjë nuk ka dobi, por që i shkatërron ata që dëgjojnë.
15 Përpiqu me zell ta tregosh veten të provuar përpara Perëndisë, një punëtor që nuk ka pse të turpërohet, duke e ndarë në mënyrë të drejtë fjalën e së vërtetës.
16 Por shmang dokrra pagane dhe të kota; sepse ato do të shumohen në më shumë paperëndishmëri.
17 Dhe fjala e tyre do të brejë siç bën një gangrenë; prej të cilëve është Himeneu dhe Filiti;
18 Të cilët kanë devijuar në lidhje me të vërtetën, duke thënë se ngjallja është e shkuar tashmë; dhe e përmbysin besimin e disave.
19 Megjithatë themeli i Perëndisë qëndron i sigurtë, duke patur këtë vulë: Zoti i njeh ata që janë të tij. Dhe: Çdokush që përmend emrin e Krishtit le të largohet prej ligësisë.
20 Por në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë floriri dhe argjendi, por gjithashtu prej druri dhe prej balte; dhe disa për ndershmëri dhe disa për pandershmëri.
21 Prandaj nëse ndokush e pastron veten prej këtyre, ai do të jetë një enë për t’u nderuar, të shenjtëruar, dhe që takohet për përdorimin e të zotit, dhe përgatitur për çdo punë të mirë.
22 Zhduku nga epshet rinore; por ndiq drejtësinë, besimin, dashurinë, paqen, me ata që e kërkojnë Zotin me një zemër të pastër.
23 Por shmang pyetjet e pamësuara dhe pa mend, duke e ditur se ato lindin grindje.
24 Dhe shërbëtori i Zotit nuk duhet të grindet; por të jetë i butë ndaj të gjithë njerëzve, i gatshëm për të dhënë mësim, i durueshëm,
25 Në përulësi duke i udhëzuar ata që qëndrojnë kundër; nëse Perëndia, mbase, t’u japë atyre pendesë për pranimin e së vërtetës;
26 Dhe që ata të mund shpëtohen prej grackave të djallit, që janë të zënë robër prej tij kur të dojë.