1 Prandaj unë të urdhëroj para Perëndisë, dhe Zotit Jezu Krisht, i cili do të gjykojë të gjallë dhe të vdekur në të shfaqurin e tij dhe mbretërinë e tij;
2 Prediko fjalën; ji besnik në stinë e jashtë stine; qorto, korrigjo, nxit me gjithë zemërgjerësinë dhe doktrinën.
3 Sepse do të vijë koha kur ata nuk do të durojnë doktrinë të shëndoshë; por sipas epsheve të tyre do të grumbullojnë me vete mësues, sepse veshët u kruhen;
4 Dhe ata do t’i largojnë veshët e tyre prej së vërtetës, dhe do t’u drejtohen fabulave.
5 Por rri zgjuar në të gjitha gjërat, duroi dhimbjet, bëje punën e ungjilltarit, dhe bëj provë të plotë të shërbesës sate.
6 Sepse unë tani jam gati të flijohem, dhe koha e largimit tim është afër.
7 Kam luftuar një luftë të mirë, e kam mbaruar garën time, e kam ruajtur besimin;
8 Që tani e tutje një kurorë e drejtësisë është ruajtur për mua, të cilën Zoti, gjyqtari i drejtë, do të ma japë në atë ditë; dhe jo vetëm mua, por edhe të gjithë atyre që duan të shfaqurin e tij.
9 Trego kujdes të vish së shpejti tek unë;
10 Sepse Dema më ka braktisur, sepse e deshi këtë botën e sotme, dhe është larguar për në Selanik; Kresku në Galati, Titusi në Dalmaci.
11 Vetëm Lluka është me mua. Merre Markun, dhe sille me vete; sepse ai është i vlefshëm për mua për shërbesën.
12 Dhe Tikikun e kam dërguar në Efes.
13 Manteli që lashë në Troas me Karpusin, sille me vete, kur të vish, edhe librat, por sidomos pergamenat.
14 Aleksandër bakërpunuesi më bëri shumë të këqija; Zoti e shpërbleftë sipas veprave të tij;
15 Ruhu edhe ti nga ai; sepse ai i ka kundërshtuar fort fjalët tona.
16 Në përgjigjen time të parë nuk qëndroi njeri me mua, por të gjithë më braktisën; unë i lutem Perëndisë që ky faj të mos ngarkohet mbi ta.
17 Megjithatë Zoti qëndroi me mua, dhe më forcoi; që prej meje predikimi të mund të shpallet plotësisht, dhe që të gjithë paganët të mund ta dëgjojnë; dhe unë u shpëtova prej gojës së luanit.
18 Dhe Zoti do të më shpëtojë prej çdo vepre të keqe, dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore; të cilit i qoftë lavdia përherë e përherë. Amin.
19 Përshëndeti Priskën dhe Akuilën, dhe familjarët e Onesiforit.
20 Erastusi ndënji në Korinth; por Trofimusin e kam lënë të sëmurë në Milet.
21 Trego kujdes të vish para dimrit. Eubulosi të përshëndet, dhe Pudensi, dhe Linusi, dhe Klaudia, dhe të gjithë vëllezërit.
22 Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënde. Hiri qoftë me ju. Amin. (Letra e dytë për Timoteun, caktuar peshkopi i parë i kishës së efesianëve, u shkrua nga Roma, kur Pali u soll para Neronit për herë të dytë.)