1 Plaku të dashurit Gaius, të cilin unë e dua në të vërtetën.
2 I dashur, unë të uroj mbi të gjitha gjërat që ti të lulëzosh dhe të jesh shëndoshë, ashtu si lulëzon shpirti yt.
3 Sepse unë gëzova shumë, kur erdhën vëllezërit dhe dëshmuan për të vërtetën që është në ty, madje se si ti ecën në të vërtetën.
4 Unë nuk kam gëzim më të madh se sa të dëgjoj që fëmijët e mi ecin në të vërtetën.
5 I dashur, ti bën besnikërisht çfarëdo që bën për vëllezërit, dhe për të huajt;
6 Të cilët kanë dëshmuar për dashurinë tënde përpara kishës; të cilët nëse i përcjell në udhëtimin e tyre në mënyrë të perëndishme, ti do të bësh mirë;
7 Sepse për hatër të emrit të tij ata dolën, duke mos marrë gjë prej paganëve.
8 Prandaj ne duhet t’i presim të tillët, që të mund të jemi bashkëpunëtorë për të vërtetën.
9 Unë i shkrova kishës; por Diotrefi, i cili do që të ketë epërsi midis tyre, nuk na pranon.
10 Prandaj, nëse vij, unë do t’i kujtoj veprat e tij që bën, duke folur shumë kundër nesh me fjalë keqdashëse; dhe i pakënaqur me kaq, as vetë nuk i pret vëllezërit, dhe i ndalon ata që kanë dëshirë, dhe i përjashton nga kisha.
11 I dashur, mos e ndiq atë që është e keqe, por atë që është e mirë. Ai që bën mirë është i Perëndisë; por ai që bën keq nuk e ka parë Perëndinë.
12 Demetriusi ka emër të mirë prej të gjithë njerëzve, dhe prej vetë së vërtetës; dhe ne gjithashtu japim dëshmi; dhe ju e dini se dëshmia jonë është e vërtetë.
13 Unë kisha shumë gjëra për të shkruar, por nuk dua të të shkruaj me bojë dhe penë;
14 Por unë besoj se do të të shoh së shpejti, dhe do të flasim ballë për ballë. Paqja qoftë me ty. Miqtë tanë të përshëndesin ty. Përshëndeti miqtë me emër.