1 Juda, shërbëtori i Jezu Krishtit, dhe vëllai i Jakobit, atyre që janë shenjtëruar prej Perëndisë, Atit, dhe ruajtur në Jezu Krishtin, dhe thirrur;
2 Mëshirë juve, dhe paqja, dhe dashuria, u shumofshin.
3 Të dashur, kur unë vura përpara gjithë zellin t’ju shkruaja për shpëtimin e përbashkët, ishte e nevojshme që unë t’ju shkruaja, dhe t’ju nxis që ju të luftoni me zell për besimin që iu dorëzua një herë shenjtorëve.
4 Sepse ka disa njerëz të futur fshehurazi, të cilët ishin më përpara prej lashtësisë të caktuar për këtë dënim, njerëz të paperëndishëm, që kthejnë hirin e Perëndisë sonë në shthurje, dhe duke mohuar të vetmin Zot Perëndi, dhe Zotin tonë Jezu Krisht.
5 Prandaj unë do t’ju kujtoj, megjithëse ju dikur e dinit, se si Zoti, pasi i shpëtoi njerëzit nga toka e Egjiptit, më mbrapa i shkatërroi ata që nuk besonin.
6 Dhe engjëjt që nuk e mbajtën gjendjen e tyre të parë, por e lanë banimin e vet, ai i ka ruajtur në zinxhirë të përjetshëm nën errësirë ndaj gjykimit të ditës së madhe.
7 Madje ashtu si Sodoma dhe Gomorra, dhe qytetet rreth e qark tyre njësoj, duke ia dorëzuar veten kurvërimit, dhe duke shkuar pas mishit të huaj, janë vënë përpara si nje shembull, duke vuajtur hakmarrjen e zjarrit të përjetshëm.
8 Njësoj gjithashtu këta ëndërrimtarët e fëlliqur ndotin mishin, përbuzin qeverisjen, dhe flasin keq për dinjitarët.
9 Megjithatë kryeengjëlli Mikael, kur ishte në ndeshje me djallin diskutoi për trupin e Moisiut, nuk guxoi të sillte kundër tij akuzë qortuese, por tha: Zoti të qortoftë.
10 Por këta flasin keq për ato gjëra që ata nuk i dinë; por ato që dinë prej natyre, si kafshë të pamend, në ato gjëra prishin veten e tyre.
11 Mjerë ata! Sepse kanë shkuar në rrugën e Kainit, dhe kanë vrapuar me lakmi pas gabimit të Balaamit për përfitim, dhe u humbën në kundërshtimin e Koreut.
12 Këta janë njolla në festat tuaja të dashurisë, kur festojnë me ju, duke e ushqyer veten pa frikë; ata janë re pa ujë, të shtyra vërdallë nga era; pemë frutat e të cilave fishken, pa fruta, dy herë të vdekur, të shkulur nga rrënjët;
13 Dallgë të tërbuara të detit, duke shkumëzuar turpin e tyre; yje endacakë, të cilëve u është rezervuar përjetësisht errësira e zezë.
14 Dhe Enoku gjithashtu, i shtati prej Adamit, profetizoi për këta, duke thënë: Ja, Zoti vjen me dhjetra mijë shenjtorë të tij,
15 Për të kryer gjykim mbi të gjithë, dhe për t’i bindur të gjithë që janë të paperëndishëm midis tyre për të gjitha veprat e tyre të paperëndishme të cilat i kryen paperëndishmërisht, dhe për të gjitha fjalë të ashpra të tyre që mëkatarë të paperëndishëm kanë thënë kundër tij.
16 Këta janë pëshpëritës, ankues, duke ecur sipas epsheve të tyre; dhe gojët e tyre thonë fjalë të mëdha të fryra, duke ruajtur personat e njerëzve në admirim për shkak përfitimi.
17 Por, të dashur, mbajini mend fjalët që u thanë më përpara prej apostujve të Zotit tonë Jezu Krisht;
18 Se si ata ju thanë se do të ketë tallës në kohën e fundit, të cilët do të ecin sipas epsheve të tyre të paperëndishme.
19 Këta janë ata që veçojnë veten e tyre, shqisor, që nuk kanë Frymën.
20 Por ju, të dashur, duke e ndërtuar veten mbi besimin tuaj shumë të shenjtë, duke u lutur në Frymën e Shenjtë,
21 Ruani veten tuaj në dashurinë e Perëndisë, duke e pritur mëshirën e Zotit tonë Jezu Krisht ndaj jetës së përjetshme.
22 Dhe për disa kini dhembshuri, duke bërë një ndryshim;
23 Dhe të tjerët i shpëtoni me frikë, duke i nxjerrë ata nga zjarri; duke urryer edhe rrobën të njollosur prej mishit.
24 Tani, atij që është në gjendje t’ju ruajë nga rrëzimi, dhe t’ju paraqesë të pafajshëm përpara pranisë së lavdisë së tij me gëzim të pamasë,
25 Të vetmit Perëndi të mençur, Shpëtimtarit tonë, i qofshin lavdi dhe madhështi, pushtet dhe fuqi, si tani dhe përgjithmonë. Amin.