1 Pali, një apostull i Jezu Krishtit prej vullnetit të Perëndisë, shenjtorëve që janë në Efes, dhe besnikëve në Jezu Krishtin;
2 Hiri qoftë me ju, dhe paqja, prej Perëndisë Atit tonë, dhe prej Zotit Jezu Krisht.
3 Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit, i cili na ka bekuar me gjithë bekimet shpirtërore në vendet qiellore në Krishtin;
4 Sikundër na ka zgjedhur ai në të para themelit të botës, që ne të jemi të shenjtë dhe pa faj përpara atij në dashuri;
5 Duke na paracaktuar në birësimin e fëmijëve prej Jezu Krishtit te vetvetja, sipas kënaqësisë së mirë të vullnetit të tij,
6 Ndaj lëvdimit të lavdisë së hirit të tij, ku ai na ka bërë të pranuar në të dashurin.
7 Në të cilin ne kemi shpengimin përmes gjakut të tij, faljen e mëkateve, sipas pasurisë së hirit të tij;
8 Në të cilën ai ka tepruar në gjithë urtësinë dhe maturinë ndaj nesh;
9 Duke na e bërë të njohur neve të fshehtën e vullnetit të tij, sipas kënaqësisë së tij të mirë që ai kishte synuar në veten e tij;
10 Që në administrimin e plotësisë së kohës ai të mund t’i mbledhë bashkë në një të gjitha gjërat në Krishtin, si ato që janë në qiell, ashtu edhe ato që janë në tokë; po në atë vetë;
11 Në të cilin edhe ne kemi fituar një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas qëllimit të atij që i punon të gjitha gjërat sipas këshillës së vullnetit të tij vetjak;
12 Që ne të jemi për lëvdim të lavdisë së tij, që ishim të parët të besonim në Krishtin.
13 Në të cilin edhe ju besuat, pasi dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj; në të cilin edhe pasi besuat, ju u vulosët me atë Frymë të shenjtë të premtimit,
14 Që është kapari i trashëgimisë sonë deri në shpengmin e pronës së blerë, për lëvdim të lavdisë së tij.
15 Për këtë arsye edhe unë, pasi dëgjova për besimin tuaj në Zotin Jezus, dhe dashuri për të gjithë shenjtorët,
16 Nuk pushoj së falënderuari për ju, duke ju përmendur në lutjet e mia;
17 Që Perëndia i Zotit tonë Jezu Krishtit, Ati i lavdisë, të mund t’jua japë juve frymën e urtësisë dhe zbulesës në dijeni për të;
18 Sytë e kuptimit tuaj duke qenë të ndriçuar; që ju të mund të dini çfarë është shpresa e thirrjes së tij, dhe çfarë pasuri të lavdisë së trashëgimisë së tij në shenjtorët,
19 Dhe çfarë është madhësia e tepërt e fuqisë së tij ndaj nesh që besojmë, sipas punës së fuqisë së tij të fortë,
20 Që ai e kreu në Krishtin, kur e ngjalli prej së vdekurish, dhe e vendosi atë në krahun e vet të djathtë në vendet qiellore,
21 Shumë më lart se çdo sovranitet, dhe pushtet, dhe forcë, dhe qeverisje, dhe çdo emër që thuhet, jo vetëm në këtë botë, por edhe në atë që do të vijë;
22 Dhe i ka vënë të gjitha gjërat nën këmbët e tij, dhe e dorëzoi atë të jetë kreu mbi të gjitha gjërat për kishën,
23 Që është trupi i tij, plotësia e atij që mbush të gjitha në të gjithë.