1 Për këtë shkak unë Pali, i burgosuri i Jezu Krishtit për ju paganë,
2 Nëse keni dëgjuar për administrimin e hirit të Perëndisë që më është dhënë mua për ju;
3 Se si përmes zbulesës ai ma dëftoi të fshehtën; (siç shkrova më parë me pak fjalë,
4 Prej të cilës, kur të lexoni, ju të mund ta kuptoni njohurinë time në të fshehtën e Krishtit)
5 Që në epoka të tjera nuk u bë e njohur ndër bijtë e njerëzve, siç u është zbuluar tani apostujve të tij të shenjtë dhe profetëve prej Frymës;
6 Që paganët të jenë bashkëtrashëgimtarë, dhe të të njëjtit trup, dhe pjesëmarrës të premtimit të tij në Krishtin prej ungjillit;
7 Për të cilin unë u bëra shërbyes, sipas dhuratës së hirit të Perëndisë që m’u dha mua prej funksionimit të efektshëm të fuqisë së tij.
8 Mua, që jam më pak se më i vogli i të gjithë shenjtorëve, m’u dha ky hir, që unë të predikoj ndërmjet paganëve pasuritë e pahulumtueshme të Krishtit;
9 Dhe t’i bëj të gjithë njerëzit të shikojnë çfarë është shoqëria e të fshehtës, që qysh nga fillimi i botës ka qenë i fshehur në Perëndinë, i cili i krijoi të gjitha gjërat prej Jezu Krishtit;
10 Me qëllimin që tani mençuria e larmishme e Perëndisë të mund t’u bëhet e njohur sovraniteteve dhe pushteteve në vendet qiellore prej kishës,
11 Sipas qëllimit të përjetshëm që ai synoi në Krishtin Jezus Zotin tonë;
12 Në të cilin ne kemi guxim dhe hyrje me mirëbesim prej besimit tek ai.
13 Prandaj unë dëshiroj që ju të mos humbisni zemër për shkak të vuajtjeve të mia për ju, që është lavdia juaj.
14 Për këtë shkak unë i ulem në gjunjë Atit të Zotit tonë Jezu Krisht,
15 Prej të cilit e gjithë familja në qiell dhe në tokë është emërtuar,
16 Që ai t’ju japë juve, sipas pasurive të lavdisë së tij, të fuqizoheni me forcë prej Frymës së tij në njeriun e përbrendshëm;
17 Që Krishti të mund të banojë në zemrat tuaja prej besimit; që ju, duke qenë të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri,
18 Të mund të jeni në gjendje të kuptoni bashkë me gjithë shenjtorët çfarë është gjerësia, dhe gjatësia, dhe thellësia, dhe lartësia;
19 Dhe të njihni dashurinë e Krishtit, që kalon dijeninë, që ju të mbusheni me gjithë plotësinë e Perëndisë.
20 Tani atij që është në gjendje të bëjë tepër së tepërmi mbi të gjithë sa kërkojmë ose mendojmë, sipas fuqisë që vepron brenda nesh,
21 Atij i qoftë lavdia në kishë prej Jezu Krishtit gjatë të gjitha epokave, bota pa fund. Amin.