1 Prandaj bëhuni ndjekës të Perëndisë, si fëmijë të dashur;
2 Dhe ecni në dashuri, ashtu siç edhe Krishti na ka dashur ne, dhe për ne ia dha veten e tij si flijim dhe sakrificë Perëndisë për një erë të ëmbël.
3 Por kurvëria, dhe çdo papastërti, apo lakmi, le të mos përmendet asnjëherë midis jush, ashtu siç është e përtshatshme për shenjtorët;
4 As ndyrësira, as të folurit e marrë, as të tallurit, të cilat nuk janë të përshtatshme; por më mirë dhënia e falënderimeve.
5 Sepse këtë ju e dini, që as kurvar, as njeri i papastër, as njeri lakmitar, që është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgimi në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.
6 Le të mos ju mashtojë ndonjë njeri me fjalë të kota; sepse për shkak të këtyre gjërave vjen zemërimi i Perëndisë mbi fëmijët e mosbindjes.
7 Prandaj mos jini pjesëmarrës me ta.
8 Sepse ju ishit ndonjëherë errësirë, por tani ju jeni dritë në Zotin; ecni si fëmijë të dritës;
9 (Sepse fruti i Frymës është në gjithë mirësinë dhe drejtësinë dhe të vërtetën;)
10 Duke provuar çfarë është e pranueshme për Zotin.
11 Dhe mos u shoqëroni me punët e pafrytshme të errësirës, por më mirë t’i qortoni.
12 Sepse është një turp edhe të flisni për ato gjëra që bëhen prej tyre fshehtas.
13 Por të gjitha gjërat që qortohen bëhen të dukshme prej dritës; sepse çdo gjë që bën të dukshme është dritë.
14 Prandaj ai thotë: Zgjohu ti që fle, dhe ngrihu prej të vdekurve, dhe Krishti do të të japë dritë.
15 Atëherë shikoni që të ecni me kujdes, jo si budallenj, por si të mençur,
16 Duke shpenguar kohën, sepse ditët janë të këqija.
17 Prandaj mos jini budallenj, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.
18 Dhe mos jini të dehur me verë, ku ka tepri; por mbushuni me Frymën;
19 Duke i folur njëri-tjetrit në psalme dhe himne dhe këngë shpirtërore, duke kënduar dhe duke i bërë melodi në zemrat tuaja Zotit;
20 Duke i dhënë gjithmonë falënderime për të gjitha gjërat Perëndisë dhe Atit në emër të Zotit tonë Jezu Krishtit;
21 Duke ia nënshtruar veten tuaj njëri ndaj tjetrit në frikën e Perëndisë.
22 Gra, nënshtroni veten ndaj burrave tuaj, ashtu si ndaj Zotit.
23 Sepse burri është koka e gruas, ashtu si Krishti është koka e kishës; dhe ai është shpëtuesi i trupit.
24 Prandaj ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu le të jenë gratë ndaj burrave të tyre në çdo gjë.
25 Burra, t’i doni gratë tuaja, ashtu si edhe Krishti e deshi kishën, dhe e dha veten e tij për të;
26 Që ai të mund ta shenjtërojë dhe ta pastrojë atë me larjen e ujit prej fjalës,
27 Që ai të mund t’ia paraqiste atë vetes një kishë të lavdishme, pa pasur njolla, apo rrudha, ose ndonjë gjë të tillë; por që ajo të jetë e shenjtë dhe pa cen.
28 Kështu burrat duhet t’i duan gratë e tyre madje si trupat e tyre. Ai që e do gruan e tij e do veten tij.
29 Sepse ende nuk ka ndonjë burrë që e ka urryer mishin e tij; por e ushqen dhe kujdeset për të, ashtu si Zoti kishën;
30 Sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij, dhe të kockave të tij.
31 Për këtë shkak, njeriu do ta lerë babanë dhe mamanë e tij, dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe ata të dy do të jenë një mish.
32 Ky është një e fshehtë e madhe; por unë flas në lidhje me Krishtin dhe kishën.
33 Megjithatë, çdonjëri prej jush le ta dojë kështu, veçanërisht, gruan e tij porsi veten; dhe gruaja të kujdeset ta nderojë burrin e saj.