1 Pali dhe Timoteu, shërbëtorët e Krishtit Jezus, të gjithë shenjtorëve në Krishtin Jezus që janë në Filipi, me peshkopët dhe dhjakët;
2 Hiri qoftë mbi ju, dhe paqe, prej Perëndisë Atit tonë, dhe prej Zotit Jezu Krisht.
3 Unë e falënderoj Perëndinë tim çdo herë që ju kujtoj,
4 Gjithmonë në çdo lutje timen për ju të gjithë duke bërë kërkesë me gëzim,
5 Për shoqërinë tuaj në ungjill prej ditës së parë deri tani;
6 Duke qenë i bindur pikërisht për këtë gjë, që ai i cili ka filluar një punë të mirë në ju do ta kryejë atë deri ditën e Jezu Krishtit;
7 Ashtu siç është e përshtatshme që unë ta mendoj këtë për të gjithë ju, sepse unë ju kam në zemrën time; meqë ju si në prangat e mia, ashtu edhe në mbrojtjen dhe përforcimin e ungjillit, jeni të gjithë pjesëmarrës të hirit tim.
8 Sepse Perëndia është dëshmitari im, sa shumë mall kam për ju në zorrë të Jezu Krishtit.
9 Dhe këtë lutem unë, që dashuria juaj të mund të teprojë shumë edhe më shumë në dijeni dhe në gjithë gjykimin;
10 Që ju të mund të provoni gjëra që janë të shkëlqyera; që ju të mund të jeni të sinqertë dhe të pafajshëm deri ditën e Krishtit;
11 Duke qenë të mbushur me frutat e drejtësisë, të cilat janë me anë të Krishtit, për lavdinë dhe lëvdimin e Perëndisë.
12 Por unë dua që ju të kuptonit, vëllezër, që gjërat që më ndodhën mua kanë shërbyer më shumë për përparimin e ungjillit;
13 Kështu që prangat e mia në Krishtin janë bërë të njohura në gjithë pallatin, dhe në të gjitha vendet e tjera;
14 Dhe shumë prej vëllezërve në Zotin, duke marrë zemër prej prangave të mia, kanë më shumë guxim të flasin fjalën pa frikë.
15 Disa me të vërtetë predikojnë Krishtin madje prej zilisë dhe zënkave; dhe disa gjithashtu prej dashamirësisë;
16 Njëri predikon Krishtin prej grindjes, jo sinqerisht, duke menduar t’u shtojë vuajtje prangave të mia;
17 Por tjetri prej dashurie, duke e ditur se unë jam vënë për mbrojtjen e ugjillit.
18 Po pastaj? Megjithatë, çdo mënyrë, si në shtirjen, ose në të vërtetën, Krishti predikohet; dhe unë gëzoj në këtë, po, dhe do të gëzoj.
19 Sepse unë e di që kjo do t’i kthehet shpëtimit tim përmes lutjes suaj, dhe pajisjes së Frymës së Jezu Krishtit,
20 Sipas pritshmërisë sime të zjarrtë dhe shpresës sime, se unë nuk do të turpërohem në ndonjë gjë, por që me gjithë guximin, si gjithmonë, kështu edhe tani Krishti do të madhërohet në trupin tim, qoftë prej jetës, ose prej vdekjes.
21 Sepse për mua të jetoj është Krishti, dhe të vdes është fitim.
22 Por nëse jetoj në mish, kjo është fryti i punës sime; megjithatë çfarë do të zgjedh unë nuk e di.
23 Sepse unë jam në ngushticë midis dy, duke pasur dëshirë të largohem, dhe të jem me Krishtin; që është shumë më e mirë;
24 Megjithatë të jetoj në mish është më e nevojshme për ju.
25 Dhe duke pasur këtë bindje, unë e di që do të mbetem dhe do të vazhdoj bashkë me ju të gjithë për përparimin tuaj dhe gëzimin e besimit;
26 Që gëzimi juaj të mund të jetë më i madh në Jezu Krishtin për mua prej ardhjes sime përsëri te ju.
27 Vetëm le të jetë sjellja juaj ashtu siç i shkon ungjillit të Krishtit; që nëse unë të vij dhe t’ju shikoj, ose ndryshe të mungoj, unë mund të dëgjoj për punët tuaja, që ju qëndroni fort në një frymë, me një mendje duke u përpjekur bashkë për besimin e ugjillit;
28 Dhe mos u tmerroni prej kundërshtarëve tuaj në ndonjë gjë; që është për ta një shenjë e qartë e humbjes, por për ju e shpëtimit, dhe kjo prej Perëndisë.
29 Sepse juve ju është dhënë në emër të Krishtit, jo vetëm të besoni tek ai, por edhe të vuani për hatër të tij;
30 Duke pasur të njëjtën luftë që ju e patë në mua, dhe tani dëgjoni se është në mua.