1 Më në fund, vëllezërit e mi, gëzohuni në Zotin. Vërtetë, nuk është problem për mua t’jua shkruaj të njëjtat gjëra, po për ju është siguri.
2 Ruhuni nga qentë, ruhuni nga punëtorët e këqinj, ruhuni nga të prerët.
3 Sepse ne jemi të rrethprerët, që adhurojmë Perëndinë në frymë, dhe gëzohemi në Krishtin Jezus, dhe nuk kemi besim në mish.
4 Megjithëse edhe unë mund të kem besim në mish. Nëse ndonjë njeri tjetër mendon se ai ka përse të mund të besojë në mish, unë më shumë;
5 I rrethprerë ditën e tetë, prej trungut të Izraelit, prej fisit të Benjaminit, një hebre i hebrenjve; në lidhje me ligjin, një farise;
6 Përsa i përket zellit, duke e përndjekur kishën; në lidhje me drejtësinë që është në ligj, i pafajshëm.
7 Por ato gjëra që ishin fitim për mua, ato i numërova humbje për Krishtin.
8 Po padyshim, dhe unë i numëroj të gjitha gjërat humbje për epërsinë e njohjes së Jezu Krishtit Zotit tim; për të cilin unë kam pësuar humbjen e të gjitha gjërave, dhe i numëroj ato si pleh, që unë të mund të fitoj Krishtin,
9 Dhe të gjendem në të, duke mos pasur drejtësinë time, që është prej ligjit, por atë që është përmes besimit të Krishtit, drejtësinë që është prej Perëndisë me anë të besimit;
10 Që unë të mund ta njoh atë, dhe fuqinë e ngjalljes së tij, dhe shoqërinë e vuajtjeve të tij, duke e marrë formën e vdekjes së tij;
11 Nëse në ndonjë mënyrë unë të mund t’i arrijj ngjalljes prej së vdekurish.
12 Jo sikur unë t’i kisha arritur tashmë, as të isha tashmë i përsosur; por unë ndjek nga pas, që nëse unë të mund ta zë atë për të cilën edhe unë jam i zënë prej Krishtit Jezus.
13 Vëllezër, unë nuk e numëroj veten ta kem zënë; por këtë gjë e bëj, duke harruar ato gjëra që janë mbrapa, dhe duke u shtrirë drejt atyre gjërave që janë përpara,
14 Unë sulem drejt shenjës për çmimin e thirrjes së lartë të Perëndisë në Krishtin Jezus.
15 Prandaj, të gjithë prej nesh që jemi të pjekur, le të jemi me këtë mendje; dhe nëse në ndonjë gjë ju do të jeni me tjetër mendje, Perëndia edhe këtë do t’jua zbulojë juve.
16 Megjithatë, në këtë që kemi arritur tashmë, le të ecim sipas të njëjtit rregull, le të kujdesemi për të njëjtën gjë.
17 Vëllezër, bëhuni ndjekësit e mi, dhe këqyrini ata që ecin në këtë mënyrë duke qenë se na keni ne si një shembull.
18 (Sepse shumë ecin, për të cilët unë ju kam folur shpesh, dhe tani ju tregoj edhe duke qarë, që ata janë armiqtë e kryqit të Krishtit;
19 Fundi i të cilëve është shkatërrimi, Perëndia e të cilëve është barku i tyre, dhe lavdia e të cilëve është në turpin e tyre, të cilët mendojnë për gjërat tokësore.)
20 Sepse qytetëria jonë është në qiell; prej nga ne edhe e presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht;
21 I cili do ta ndryshojë trupin tonë mëkatar, që të mund të formohet si trupi i tij i lavdishëm, sipas funksionimit me anë të të cilit ai është në gjendje edhe t’i nënshtrojë të gjitha gjërat ndaj vetes së tij.