1 Atëherë pas katërmbëdhjetë vjetësh unë u ngjita përsëri në Jerusalem bashkë me Barnabasin, dhe mora me vete edhe Titusin.
2 Dhe unë u ngjita prej zbulesës, dhe ua tregova atyre atë ungjill që predikova midis paganëve, por veçmas atyre që ishin me emër, që të mos në ndonjë mënyrë të vrapoja, ose të kisha vrapuar, më kot.
3 Por as Titusi, që ishte me mua, duke qenë një grek, nuk u detyrua të rrethpritej;
4 Dhe ajo për shkak të vëllezërve fals që u sollën brenda gafil, të cilët hynë fshehtas të përgjonin lirinë tonë që kemi në Krishtin Jezus, që ata të mund të na çonin në skllavëri;
5 Të cilëve u dhamë vend prej nënshtrimi, jo, as për një moment; që e vërteta e ungjillit të mund të vazhdojë me ju.
6 Por për ata që dukeshin se ishin diçka, (çfarëdo që ishin, nuk ka rëndësi për mua; Perëndia nuk pranon personin e ndokujt;) sepse ata që dukeshin se ishin diçka në të folur nuk më shtonin gjë mua;
7 Por në të kundërt, kur ata panë që ungjilli i jorrethprerjes m’u besua mua, ashtu si Pjetrit ungjilli i rrethprerjes;
8 (Sepse ai që punonte efektivisht në Pjetrin ndaj apostullimit të rrethprerjes, po ai ishte i fuqishëm në mua ndaj paganëve;)
9 Dhe kur Jakobi, Cefasi, dhe Gjoni, të cilët dukeshin se ishin shtylla, e perceptuan hirin që më ishte dhënë mua, ata më dhanë mua dhe Barnabasit duart e djathta të shoqërisë; që ne të shkonim te paganët, dhe ata te rrethprerja.
10 Vetëm ata donin që ne të kujtonim të varfërit; të njëjtën që edhe unë isha gati të bëja.
11 Por kur Pjetri erdhi në Antioki, unë e kundërshtova në fytyrë, sepse ai ishte për t’u fajësuar.
12 Sepse para se erdhën disa prej Jakobit, ai hante me paganët; por kur erdhën, ai u tërhoq dhe u nda, duke ua trembur atyre që ishin të rrethprerjes.
13 Dhe njësoj judejtë e tjerë u shtirën bashkë me të; aq sa që edhe Barnabasi u ndikua prej shtirjes së tyre.
14 Por kur pashë se ata nuk ecnin drejt sipas të vërtetës së ungjillit, unë i thashë Pjetrit para të gjithë atyre: Nëse ti, duke qenë një jude, jeton sipas mënyrës së paganëve, dhe jo si judejtë, përse i detyron paganët të jetojnë si judejtë?
15 Ne që jemi judej prej natyre, dhe jo mëkatarë të paganëve,
16 Duke ditur se një njeri nuk shfajësohet prej veprave të ligjit, por prej besimit të Jezu Krishtit, madje edhe ne kemi besuar në Jezu Krishtin, që të mund të shfajësohemi prej besimit të Krishtit, dhe jo prej veprave të ligjit; sepse prej veprave të ligjit nuk do të shfajësohet ndonjë mish.
17 Por nëse, ndërkohë që ne kërkojmë të shfajësohemi prej Krishtit, edhe ne vetë gjendemi mëkatarë, a është atëherë Krishti shërbyesi i mëkatit? Mos e lëntë Perëndia.
18 Sepse nëse unë ndërtoj përsëri gjërat që shkatërrova, unë e bëj veten një mëkatar.
19 Sepse unë përmes ligjit jam i vdekur ndaj ligjit, që të mund të jetoj në Perëndinë.
20 Unë jam i kryqëzuar bashkë me Krishtin; megjithatë unë jetoj; prapë jo unë, por Krishti jeton në mua; dhe jeta që tani jetoj në mish unë jetoj prej besimit të Birit të Perëndisë, i cili më deshi, dhe dha veten e tij për mua.
21 Unë nuk e prish hirin e Perëndisë; sepse nëse drejtësia vjen ma anë të ligjit, atëherë Krishti vdiq më kot.