1 O budallenj galatas, kush ju ka magjepsur, që të mos i bindeni të vërtetës, para syve të të cilëve Jezu Krishti qartas është nxjerrë përpara, i kryqëzuar midis jush?
2 Këtë vetëm do të marr vesh prej jush: E pranuat Frymën prej veprave të ligjit, apo prej dëgjimit të besimit?
3 Kaq budallenj jeni? Duke filluar në Frymë, tani u bëtë të përsosur prej mishit?
4 Kot i keni vuajtur kaq shumë gjëra? Nëse është ende kot.
5 Ai pra që ju shërben Frymën, dhe bën mrekullira midis jush, e bën ai atë prej veprave të ligjit, apo prej dëgjimit të besimit?
6 Madje ashtu si Abrahami besoi Perëndinë, dhe atij iu llogarit për drejtësi.
7 Prandaj ta dini se ata të cilët janë të besimit, po ata janë bijtë e Abrahamit.
8 Dhe shkrimi, duke parashikuar që Perëndia do t’i shfajësonte paganët përmes besimit, i predikoi më parë ungjillin Abrahamit, duke thënë: Në ty do të bekohen të gjithë kombet.
9 Kështu atëherë ata që janë të besimit janë të bekuar me besëtarin Abraham.
10 Sepse aq shumë që janë të veprave të ligjit janë nën mallkim; sepse është shkruar: I mallkuar është çdokush që nuk vazhdon në të gjitha gjërat që janë shkruar në librin e ligjit për t’i bërë ato.
11 Por që askush nuk është shfajësuar prej ligjit në vështrimin e Perëndisë, është e qartë; sepse: I drejti do të jetojë prej besimit.
12 Dhe ligji nuk është prej besimit; por: Njeriu që i bën ato do të jetojë në to.
13 Krishti na ka shpenguar prej mallkimit të ligjit, duke u bërë mallkim për ne; sepse është shkruar: I mallkuar është çdokush që varet në një pemë;
14 Që bekimi i Abrahamit të mund të vijë mbi paganët përmes Jezu Krishtit; që ne të mund ta marrim premtimin e Frymës përmes besimit.
15 Vëllezër, Unë flas sipas mënyrës së njerëzve; Edhe sikur të ishte marrëveshja e një njeriu, prapë nëse vërtetohet, askush nuk mund ta shfuqizojë, apo t’i shtojë gjë.
16 Tani, premtimet iu bënë Abrahamit dhe farës së tij. Ai nuk thotë: Dhe farëve të tua, si për shumë; por si për një: Dhe farës sate, që është Krishti.
17 Dhe këtë them unë, që marrëveshja, që u vërtetua para Perëndisë në Krishtin, ligji, që ishte katërqind e tridhjetë vjetësh më pas, nuk mund ta shfuqizojë, që ta bënte premtimin pa ndonjë efekt.
18 Sepse nëse trashëgimia është prej ligjit, nuk është më prej premtimit; por Perëndia ia dha Abrahamit me anë të premtimit.
19 Atëherë për çfarë shërben ligji? Ai u shtua për shkak të shkeljeve, derisa të vijë fara të cilës iu bë premtimi; dhe ishte caktuar prej engjëjve në dorën e një ndërmjetësuesi.
20 Tani, një ndërmjetësues nuk është ndërmjetësues për një, por Perëndia është një.
21 Atëherë, është ligji kundër premtimeve të Perëndisë? Mos e lëntë Perëndia; sepse nëse do të ishte dhënë një ligj që mund të kishte dhënë jetë, me të vërtetë drejtësia do të ishte prej ligjit.
22 Por shkrimi i ka mbyllur të gjithë nën mëkat, që premtimi prej besimit të Jezu Krishtit t’u jepet atyre që besojnë.
23 Por para se të vinte besimi, ne mbaheshim nën ligjin, të mbyllur për besim që më pas do të zbulohej.
24 Prandaj ligji ishte mësuesi ynë për të na sjellë te Krishti, që ne të mund të shfajësohemi prej besimit.
25 Por pasi të vijë besimi, ne nuk jemi më nën një mësues.
26 Sepse ju të gjithë jeni bijtë e Perëndisë prej besimit në Jezu Krishtin.
27 Sepse aq sa prej jush që jeni pagëzuar në Krishtin, e keni veshur Krishtin.
28 Nuk ka jude apo grek, nuk ka skllav apo të lirë, nuk ka mashkull apo femër; sepse ju të gjithë jeni një në Krishtin Jezus.
29 Dhe nëse jeni të Krishtit, atëherë jeni fara e Abrahamit, dhe trashëgimtarë sipas premtimit.