1 Tani unë them: Që trashëgimtari, për sa kohë që është një fëmijë, nuk ndryshon aspak nga një shërbëtor, edhe pse është zoti i të gjithave;
2 Por është nën kujdestarë dhe udhëheqës deri në kohën e caktuar të babait.
3 Madje kështu edhe ne, kur ishim fëmijë, ishim në skllavëri nën rregullat e botës;
4 Por kur erdhi përmbushja e kohës, Perëndia dërgoi Birin e tij, të bërë prej një gruaje, të bërë nën ligjin,
5 Për t’i shpenguar ata që ishin nën ligjin, që ne të mund të birësohemi.
6 Dhe për shkak se jeni bij, Perëndia ka dërguar Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja, duke thirrur: Abba, Atë.
7 Prandaj ti nuk je më një shërbëtor, por një bir; dhe nëse një bir, atëherë një trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
8 Megithatë atëherë, kur ju nuk e njihnit Perëndinë, ju u bënit shërbime atyre të cilët prej natyre nuk janë perëndi.
9 Por tani, pasi ju e keni njohur Perëndinë, ose më mirë jeni të njohur prej Perëndisë, si u ktheheni përsëri rregullave të dobëta dhe lypëse, ndaj të cilëve dëshironi të jeni përsëri në skllavëri?
10 Ju ruani ditë, dhe muaj, dhe kohë, dhe vite.
11 Unë kam frikë prej jush, nëse me ju kam punuar kot.
12 Vëllezër, unë ju lutem, jini siç jam unë; sepse unë jam siç jeni ju; ju nuk më keni lënduar fare.
13 Ju e dini se si përmes dobësisë së mishit unë ju predikova ungjillin në fillim.
14 Dhe sprovën time që ishte në mishin tim ju nuk e përbuzët, as e refuzuat; por më pranuat si një engjëll të Perëndisë, madje si Krishti Jezus.
15 Atëherë, ku është bekimi për të cilin folët? Sepse unë dëshmoj për ju, që, nëse do të ishte e mundur, ju do të kishit nxjerrë sytë tuaj, dhe do të m’i kishit dhënë mua.
16 A u bëra pra armiku juaj, për shkak se ju tregoj të vërtetën?
17 Ata ju ndikojnë me zell, por jo mirë; për më shumë, duan t’ju përjashtojnë, që ju të mund t’i ndikoni ata.
18 Por është mirë të ndikoheni gjithnjë me zell në një gjë të mirë, dhe jo vetëm kur unë jam i pranishëm me ju.
19 Fëmijët e mi të vegjël, për të cilët vuaj në lindje përsëri deri kur Krishti të formohet në ju.
20 Unë dëshiroj të jem i pranishëm me ju tani, dhe të ndryshoj zërin tim; sepse unë qendroj në dyshim për ju.
21 Më thoni, ju që dëshironi të jeni nën ligjin, a nuk e dëgjoni ligjin?
22 Sepse është shkruar, që Abrahami kishte dy bij, njërin prej një skllaveje, tjetrin prej një gruaje të lirë.
23 Por ai që ishte i skllaves lindi sipas mishit; por ai i gruas së lirë ishte prej premtimit.
24 Këto gjëra janë një alegori; sepse këto janë të dy besëlidhjet; njëra prej malit të Sinait, që prodhon skllavëri, e cila është Agara.
25 Sepse kjo Agar është mali Sinai në Arabi, dhe i ngjan Jerusalemit që tani është, dhe është në skllavëri bashkë me fëmijët e saj.
26 Por Jerusalemi që është lart është i lirë, që është nëna e ne të gjithëve.
27 Sepse është shkruar: Gëzohu, ti shterpë që nuk lind dot; shpërthe dhe bërtit, ti që nuk vuan në lindje; sepse e shkreta ka më shumë fëmijë se sa ajo që ka burrë.
28 Tani, ne, vëllezër, ashtu siç ishte Isaku, jemi fëmijët e premtimit.
29 Por si atëherë ai që lindi sipas mishit e përndiqte atë që lindi sipas Frymës, madje kështu është edhe tani.
30 Megjithatë çfarë thotë shkrimi? Flake jashtë skllaven dhe birin e saj; sepse biri i skllaves nuk do të jetë trashëgimtar me birin e gruas së lirë.
31 Kështu atëherë, vëllezër, ne nuk jemi fëmijë të skllaves, por të së lirës.