1 Tani, besimi është themeli i gjërave që shpresohen, prova e gjërave që nuk shihen.
2 Sepse prej tij pleqtë siguruan një emër të mirë.
3 Nëpërmjet besimit ne kuptojmë që botët u formuan prej fjalës së Perëndisë, saqë gjërat që shihen nuk u bënë prej gjërave që duken.
4 Prej besimit Abeli i ofroi Perëndisë një flijim më të shkëlqyer se Kaini, prej të cilit fitoi dëshmi që ai ishte i drejtë, Perëndia duke dëshmuar për dhuratat e tij; dhe prej kësaj, ai dhe pse vdiq, prapë flet.
5 Prej besimit Enoku u zhvendos që ai të mos shihte vdekjen; dhe nuk u gjet, sepse Perëndia e zhvendosi; sepse përpara zhvendosjes së tij ai e kishte dëshminë, që i pëlqeu Perëndisë.
6 Por pa besim është e pamundur t’i pëlqesh atij; sepse ai që vjen te Perëndia duhet të besojë se ai është, dhe se ai është një shpërblyes i atyre që me zell e kërkojnë atë.
7 Prej besimit Noeja, duke qenë i paralajmëruar prej Perëndisë për gjëra që ende nuk ishin parë, i nxitur nga frika, përgatiti një arkë për shpëtimin e familjes së tij; prej së cilës ai e dënoi botën, dhe u bë trashëgimtar i drejtësisë që është prej besimit.
8 Prej besimit Abrahami, kur u thirr të dilte në një vend të cilin ai më pas do ta merrte si trashëgimi, u bind; dhe doli, pa e ditur se ku shkonte.
9 Prej besimit ai banonte në tokën e premtuar, si në një vend të huaj, duke banuar në çadra me Isakun dhe Jakobin, trashëgimtarë bashkë me të, të të njëjtit premtim;
10 Sepse ai kërkonte një qytet që ka themele, arkitekti dhe krijuesi i të cilit është Perëndia.
11 Përmes besimit edhe Sara mori forcë të ngjizte farë, dhe lindi një fëmijë kur e kishte kaluar moshën, sepse ajo e gjykoi besnik atë që bëri premtimin.
12 Prandaj lindi edhe prej njërit, dhe ai gati i vdekur, aq shumë sa yjet në qiell si shumicë, dhe të panumërueshëm si rëra në breg të detit.
13 Këta të gjithë vdiqën në besim, pa i marrë ato që u ishin premtuar, por i kishin parë ato nga larg, dhe ishin bindur prej tyre, dhe i përqafuan, dhe rrëfyen se ata ishin të huaj dhe endacakë në tokë.
14 Sepse ata që thonë të tilla gjëra shpallin qartë se kërkojnë një vend.
15 Dhe me të vërtetë, nëse do ta mbanin mend atë vend prej të cilit dolën, ata mund të kishin pasur mundësinë të ktheheshin.
16 Por tani ata dëshirojnë një vend më të mirë, domethënë, një qiellor; prandaj Perëndia nuk turpërohet të quhet Perëndia i tyre; sepse ai ka përgatitur një qytet për ta.
17 Prej besimit Abrahami, kur u vu në provë, ofroi Isakun; dhe ai që i kishte marrë premtimet ofroi birin e tij të vetëmlindur,
18 Për të cilin ishte thënë: Se në Isakun do të thirret fara jote;
19 Duke llogaritur se Perëndia ishte i aftë ta ngjallte atë, edhe prej vdekjes; prej nga ai edhe e mori në mënyrë figurative.
20 Prej besimit Isaku bekoi Jakobin dhe Esaun në lidhje me gjërat e ardhshme.
21 Prej besimit Jakobi, kur po vdiste, i bekoi të dy bijtë e Jozefit; dhe adhuroi duke u mbështetur mbi majën e shkopit të tij.
22 Prej besimit Jozefi, kur vdiq, përmendi largimin e fëmijëve të Izraelit; dhe dha urdhërime në lidhje me eshtrat e tij.
23 Prej besimit Moisiu, kur lindi, u fsheh tre muaj prej prindërve të tij, sepse ata panë se ai ishte një fëmijë i bukur; dhe nuk trembeshin prej urdhërimit të mbretit.
24 Prej besimit Moisiu, kur u rrit, refuzoi të quhej biri i bijës së Faraonit;
25 Duke zgjedhur përkundrazi të vuante dhembje me njerëzit e Perëndisë, se sa të shijonte kënaqësitë e mëkatit për një kohë;
26 Duke vlerësuar përbuzjen e Krishtit pasuri më të mëdha se sa thesaret në Egjipt; sepse ai e çmonte kthimin e shpërblimit.
27 Prej besimit ai braktisi Egjiptin, duke mos iu trembur zemërimit të mbretit; sepse ai duroi, sikur e shikonte atë që është i padukshëm.
28 Përmes besimit ai ruajti pashkën, dhe spërkatjen e gjakut, që të mos t’i prekte ata ai që shkatërroi të parëlindurit.
29 Prej besimit ata kaluan përmes Detit të Kuq si përmes tokës së thatë; të cilën egjiptianët duke u përpjekur ta bënin u mbytën.
30 Prej besimit ranë muret e Jerikos, pasi u qarkuan për shtatë ditë.
31 Prej besimit prostituta Rahab nuk humbi bashkë me ta që nuk besonin, pasi i priti spiunët me paqe.
32 Dhe çfarë mund të them më tej? Sepse koha nuk do të më mjaftonte të flas për Gideonin, Barakun, Samsonin dhe Jefthahun; për Davidin gjithashtu, dhe Samuelin, dhe për profetët;
33 Të cilët përmes besimit nënshtruan mbretëri, bënë drejtësi, fituan ato që u ishin premtuar, ndalën gojët e luanëve,
34 Shuan forcën e zjarrit, i shpëtuan tehut të shpatës, nga dobësia u bënë të fortë, u bënë trima në luftë, i zmbrapsën ushtritë e të huajve.
35 Gratë morën të vdekurit e tyre të ngjallur përsëri në jetë; dhe të tjerë u torturuan, duke mos pranuar çlirimin; që ata të mund të fitojnë një ringjallje më të mirë;
36 Dhe të tjerë kishin sprova të qesëndisjeve mizore dhe kamxhikimeve, po, për më tepër të prangave dhe burgimeve;
37 Ata u goditën me gurë, u sharruan veçmas, u tunduan, u vranë me shpatë; dhe endeshin veshur me lëkurë delesh dhe dhishë; duke qenë skamnorë, të vuajtur, të torturuar;
38 (Për të cilët bota nuk ishte e denjë;) ata endeshin në shkretëtira, dhe në male, dhe në strofka dhe shpella të tokës.
39 Dhe të gjithë këta, duke patur një emër të mirë përmes besimit, nuk e morën atë që u ishte premtuar;
40 Perëndia duke siguruar diçka më të mirë për ne, që ata pa ne të mos bëhen të përsosur.