1 Prandaj, vëllezër të shenjtë, pjesëmarrësit e thirrjes qiellore, mendoni për Apostullin dhe Kryepriftin e rrëfimit tonë, Jezu Krisht;
2 I cili ishte besnik ndaj atij që e caktoi atë, ashtu si edhe Moisiu ishte besnik në gjithë shtëpinë e tij.
3 Sepse ky njeri u llogarit i denjë për më shumë lavdi se Moisiu, për aq sa ndërtuesi i shtëpisë ka më shumë nder se shtëpia.
4 Sepse cdo shtëpi ndërtohët prej dikujt; por ai që ndërtoi të gjitha gjërat është Perëndia.
5 Dhe Moisiu me të vërtetë ishte besnik në të gjithë shtëpinë e tij, si një shërbëtor, për një dëshmi të atyre gjërave që do të thuheshin më pas.
6 Por Krishti si një bir mbi shtëpinë e vet; shtëpia e të cilit jemi ne, nëse ne kapemi fort pas besimit dhe gëzimit të shpresës vendosmërisht deri në fund.
7 Prandaj (ashtu si Fryma e Shenjtë thotë: Sot nëse do ta dëgjoni zërin e tij,
8 Mos i ngurtësoni zemrat tuaja, si në provokimin, në ditën e ngasjes në shkretëtirë;
9 Kur etërit tuaj më provokuan, më vunë në provë, dhe panë veprat e mia dyzet vjet.
10 Prandaj unë u vrerosa me atë brez, dhe thashë: Ata gjithmonë gabojnë në zemrat e tyre; dhe nuk i kanë njohur rrugët e mia.
11 Kështu unë betohem në zemërimin tim: Ata nuk do të hyjnë në çlodhjen time.)
12 Ruhuni, vëllezër, që të mos ketë te ndonjëri prej jush një zemër të keqe të mosbesimit, në largimin prej Perëndisë së gjallë.
13 Por nxisni njëri-tjetrin përditë, ndërsa quhet Sot; që të mos ngurtësohet ndonjëri prej jush nëpërmjet mashtrimit të mëkatit.
14 Sepse ne jemi bërë pjesëmarrës të Krishtit, nëse ne e mbajmë fillimin e besimit tonë të palëkundur deri në fund;
15 Ndërsa thuhet: Sot, nëse ju do ta dëgjoni zërin e tij, mos i ngurtësoni zemrat tuaja, si në provokimin.
16 Sepse disa, pasi kishin dëgjuar, provokonin; megjithatë jo të gjithë që dolën nga Egjipti prej Moisiut.
17 Por me cilët u vreros ai për dyzet vjet? A nuk ishte me ata që kishin mëkatuar, kufomat e të cilëve ranë në shkretëtirë?
18 Dhe kujt iu betua ai se nuk do të hynin në çlodhjen e tij, përveç atyre që nuk besuan?
19 Kështu ne shohim se ata nuk mund të hynin brenda për shkak të mosbesimit.