1 Sepse dua që ju të dini se çfarë vuajtje të madhe unë kam për ju, dhe për ata në Laodice, dhe për të gjithë ata që nuk e kanë parë fytyrën time në mish;
2 Që zemrat e tyre të mund të ngushëllohen, duke qenë të lidhur bashkë në dashuri, dhe në të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të të kuptuarit, për njohjen e të fshehtës së Perëndisë, dhe të Atit, dhe të Krishtit;
3 Në të cilin janë fshehur të gjitha thesaret e mençurisë dhe njohurisë.
4 Dhe unë e them këtë, që të mos ju mashtrojë ndonjë njeri me fjalë joshëse.
5 Sepse megjithëse unë mungoj në mish, prapë jam me ju në frymë, duke gëzuar dhe duke shikuar rregullin tuaj, dhe palëkundshmërinë e besimit tuaj në Krishtin.
6 Prandaj ashtu si ju e keni pranuar Krishtin Jezus Zotin, ashtu ecni në të;
7 Të rrënjosur dhe të ndërtuar në të, dhe të vendosur në besim, ashtu si keni qenë mësuar, duke tepruar në të me falënderime.
8 Ruhuni që të mos ju plaçkitë juve ndonjë njeri përmes filozofisë dhe mashtrimit të kotë, sipas traditës së njerëzve, sipas rregullave të botës, dhe jo sipas Krishtit.
9 Sepse në të banon gjithë plotësia e Hyjnisë trupërisht.
10 Dhe ju jeni të përsosur në të, që është koka e çdo principate dhe pushteti;
11 Në të cilin ju edhe jeni të rrethprerë me rrethprerje të bërë pa duar, duke lënë mënjanë trupin e mëkateve të mishit prej rrethprerjes së Krishtit;
12 Të varrosur me të në pagëzim, në të cilin ju edhe jeni të ngjallur me të përmes besimit të veprimtarisë së Perëndisë, i cili e ka ngjallur atë prej së vdekurish.
13 Dhe ju, duke qenë të vdekur në mëkatet tuaja dhe parrethprerjen e mishit tuaj, ai ju ka ngjallur bashkë me të, duke jua falur të gjitha shkeljet;
14 Duke e fshirë dorëshkrimin e ligjeve që ishte kundër nesh, që ishte kundërshtar me ne, dhe e nxori nga rruga, duke e gozhduar atë në kryqin e tij;
15 Dhe pasi i zhveshi principatat dhe pushtetet, ai bëri një shfaqje të tyre hapur, duke u ngadhënjyer mbi ta në të.
16 Prandaj le të mos ju gjykojë njeri në mish, as në pije, as në ruajtje të një dite të shenjtë, ose të hënës së re, ose të ditëve të sabathit;
17 Të cilët janë një hije e gjërave që kanë për të ardhur; por trupi është i Krishtit.
18 Le të mos jua vjedh njeri çmimin tuaj në një nënshtrim vullnetar dhe adhurimin e engjëjve, duke ndërhyrë në ato gjëra që ai nuk i ka parë, duke u krekosur kot prej mendjes së tij mishore,
19 Dhe duke mos mbajtur Kokën, prej së cilës i gjithë trupi prej nyjeve dhe lidhjeve të ushqyera, dhe të lidhura bashkë, rritet me rritjen e Perëndisë.
20 Prandaj nëse jeni të vdekur me Krishtin prej rregullave të botës, pse, sikur të jetonit në botë, jeni të nënshtruar ndaj porosive,
21 (Mos prek; mos ngjëro; mos u merr;
22 Që janë të gjithë për t’u humbur nga përdorimi;) sipas urdhërimeve dhe doktrinave të njerëzve?
23 Gjëra të cilat kanë me të vërtetë një shfaqje të mençurisë në adhurim vullnetar, dhe përulësi, dhe duke e shpërfillur trupin; jo në ndonjë nder ndaj kënaqësisë së mishit.