“Pastaj ata thanë me njëri-tjetrin: Nuk po veprojmë mirë; sot është një ditë e lajmeve të mira dhe ne heshtim...” - 2 i Mbretërve 7:9 Ishte një kohë e vështirë në mbretërinë e Izraelit. Armiqtë e tyre u mblodhën përreth për luftë. Kishte dhe një zi buke që asgjësonte popullin, saqë një çerek litri glasë pëllumbi shitej për pesë copa argjendi. Po! Koha ishte kaq e keqe saqë njerëzit hanin glasën e pëllumbave, dhe në fakt hanin gjëra më të neveritshme se kjo. Megjithatë, katër burra lebrozë thanë me njëri-tjerin: “Pse rrimë këtu derisa të vdesim? Nëse ne themi se do të hyjmë në qytet, atëherë zia e bukës është në qytet, dhe ne do të vdesim atje; dhe nëse ne rrimë palëvizur këtu, ne prapë do të vdesim. Prandaj tani ejani, le të biem në dorë të ushtrisë së sirianëve; nëse ata na lënë të gjallë, ne do të jetojmë; por nëse ata na vrasin, ne veç do të vdesim.” Prandaj, ata erdhën te kampi i armiqve të tyre, por panë që nuk kishte njeri atje. Perëndia kishte bërë që sirianët (armiqtë e Izraelit) të dëgjonin një zhurmë të frikshme dhe menduan që ushtritë më të mëdha po vinin t’i shkatërronin. Prandaj ata ikën me vrap. Pastaj, kur erdhën lebrozët te çadrat, ata gjetën ushqim, pije, flori, argjend dhe veshje. Ata filluan të hanin, të pinin dhe t’i fshihnin pasuritë, por pastaj u vinte keq, dhe thanë: “Nuk po veprojmë mirë; sot është një ditë e lajmeve të mira dhe ne heshtim...”. Mesazhi për ne është që Perëndia na ka shpëtuar edhe ne! Ai ka asgjësuar armikun tonë, djallin. Ai ka plotësuar nevojat tona! Ai na ka falur mëkatet! Po, përmes Krishtit ne kemi shpëtim dhe shijojmë çdo bekim të Perëndisë. Pyetja është kjo: Çfarë po bëjmë ne me këto lajme te mira?
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |