“...zelli juaj ka nxitur shumë të tjerë.” - 2 Korintasve 9:2 Nganjëherë ne mendojmë që veprat tona nuk kanë ndikim mbi njerëz të tjerë. Ndoshta ne duam të jetojmë sipas dëshirave tona, dhe të mos shqetësohemi për të tjerët. Nëse vazhdojmë kështu, ne jemi të çmendur. Për shembull, kur dikush nuk është besnik në kishë, disa të tjerë që nuk janë aq të fortë në besim mund të humbasin interesimin në kishë. Kur dikush i shërben Zotit me një zemër të zjarrtë, edhe të tjerët mund të nxiten për të bërë këtë punë të mirë. Ndikimi juaj mbi të tjerët mund të përdoret në mënyrë pozitive, ose negative. Te vargu ynë për sot, kjo nxitje është pozitive. Besimtarët e kishës në Korint ishin prekur thellë në shpirt për shkak të varfërisë së besimtarëve të tjerë dhe nga zemra e tyre filluan të grumbullonin dhe të jepnin ndihmë për besimtarë të varfër. Apostulli Pal u mrekullua me bujarinë e tyre, dhe u mburr për ata në kishat (Patjetër, duke i dhënë Perëndisë lavdi për bujarinë e tyre). Pastaj të tjerët kishin dëshirë për të ndihmuar. Zelli i besimtarëve në Korint ishte shkaku i shumë veprave të mira bërë nga të tjerët. Tani, le të mendojmë për veten tonë. Çfarë lloj ndikimi kemi ne mbi të tjerët? A tregojmë ne që rruga e Jezusit (e Biblës) është rruga më e mirë? A inkurajojmë njerëz të tjerë ta ndjekin Jezusin? Apo i dekurajojmë ata?
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |