“Ja, Perëndia është ndihmësi im; Zoti është me ata që mbështesin shpirtin tim.” Psalmi 54:4 Pjesa e dytë Sot, ne duam të vazhdojmë me temën që filluam javën e kaluar. Perëndia është Ndihmësi ynë! Te pika e parë, ne pamë vështirësinë e titullit. Domethënë, Zoti është gati të përballojë çdo vështirësi për hatrin e atyre që besojnë tek Ai. Tani, te pika e dytë, le të shikojmë përulësinë e titullit. Titulli “ndihmës” përshkruan një njeri që vjen përkrah në kohë vështirësie. Në fakt, ky titull nuk tingëllon si diçka e lavdishme. Për mua, ky tingëllon si një shërbëtor. Saktësisht! Shikoni çfarë tha Jezusi për veten e Tij te Lluka 22:26, Ai tha: “...unë jam midis jush si ai që shërben.” Si mund jetë Zoti një shërbëtor? Në të njëjtën mënyrë që një grua që ka lindur kujdeset për beben e saj, ose si një baba që mëson fëmijën e tij të ecë, ose si një ushtar që shërben në ushtri për të mbrojtur ata që janë më të dobët, domethënë, për hatrin e atyre që jane të vegjël, të moshuar, ose të paaftë. I madhi i shërben të voglit. Në një martesë, zakonisht, burri është më i forti dhe më i madhi, dhe nëse ka dëshirë mund ta drejtojë shtëpinë e tij me forcë. Nëse ka dëshirë ai mund të jetë i ashpër, i rreptë dhe i pamëshirshëm, por pa dyshim, ne të gjithë e dimë që kjo nuk është normale. Një burrë i mirë e di se si të sillet me dashuri ndaj familjes së tij, dhe është gati të shkojë deri në skajet e tokës që gruaja dhe fëmijët e tij të jetojnë në paqe, në dashuri, me shëndet të mirë, etj. Perëndia është njësoj, në fakt, Ai e pranoi vdekjen në kryq, që ne të mund te kemi jetën e përjetshme. Ai me të vërtetë është Ndihmësi ynë i madh! Amin!
0 Comments
“Ja, Perëndia është ndihmësi im; Zoti është me ata që mbështesin shpirtin tim.” Psalmi 54:4 Pjesa e parë A nuk është e mrekullueshme që Perëndia, Krijuesi i tokës dhe qiellit, mendon për ne? Çfarë jemi ne në krahasim me Atë? Kjo na tregon në mënyrë të qartë ëmbëlsinë e të Gjithëfuqishmit. Megjithëse është kaq i lartë dhe i shenjtë, prapë Ai kujdeset me butësi për ne këtu poshtë. Te vargu i sipërm, ne shikojmë fjalët e bariut-mbret (the shepherd king), Davidit. Vini re që ai e quajti Zotin “Ndihmësi i tij.” Le të shikojmë tri gjëra në lidhje me këtë titull të Perëndisë. Së pari, unë e shikoj vështirësinë e titullit. Nëse Zoti është Ndimësi ynë, kjo nuk është diçka e lehtë. Mendoni për gjithë ato barrë të rënda që keni përjetuar në jetë; barrët fizike, shpirtërore, financiare, familjare, etj. Mendoni për gjithë atë barrën e mëkatit që Ai mbarti për hatrin tonë, dhe u sakrifikua në kryq. Lavdi Zotit për Ndihmësin tonë që ishte dhe është gati ta përballojë çdo vështirësi për ne. Apostulli Pal na tha: “Duke hedhur mbi të çdo shqetësim që keni; sepse ai kujdeset për ju.” Lavdi Zotit që hiri i Tij na mjafton për barrët e së shkuarës dhe për ato të së ardhmes. Nëse ju më thoni që problemet tuaja janë shumë të vështira. Ok! Dakord! Por shikoni dhe një herë Ndihmësin triumfues që kemi. Kur Ai e mori këtë titull, Ai kuptonte dhe pranonte vështirësitë që vijnë bashkë me të. Amin! Ne do ta shikojmë pjesën e dytë nesër.
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |