“Sepse për Perëndinë nuk do të ketë gjë të pamundur.” - Lluka 1:37 Shikoni botë rreth e qark, shumë situata në jetë duken të pashpresa. Historia rreth këtij vargu është lindja e Jezusit. Ky është Bekimi më i madh që ndonjëherë është shfaqur në botë! Perëndia në mish! Perëndia me ne! Si është e mundur kjo? A nuk është e pamundur? Për Perëndinë nuk ka gjë të pamundur dhe kurrë nuk do të ketë gjë të pamundur. Jo vetëm Maria, por edhe Elisabeta, kushërira e Marisë, do të lindte një fëmijë prej premtimit të Perëndisë. Elisabeta? Ajo ishte shumë e moshuar, and përveç kësaj, gjithë jetën ajo ishte shterpë, domethënë nuk mund të lindte fëmijë. POR, për Perëndinë nuk ka gjë të pamundur! Elisabetës dhe Zaharias, burrit të saj, u lindi një djalë. Emri i tij ishte Gjon. Më pas ai u quajt “Gjon Pagëzori”. Nëse Perëndia është në skuadrën tuaj, mos besoni se në jetën tuaj do të ketë situata të pamundura. Çfarë mund të bëjmë që të ecim para edhe në situata që duken të pamundura? Së pari, kam një pyetje: A po e kërkoni vullnetin e Perëndisë? Për shembull: Perëndia më urdhëroi të predikoj për Jezusin në Shqipëri. Unë mund t’i kisha thënë: “Jo! Dua të predikoj në Amerikë.” Por nëse e kundërshtoja, atëherë, unë do të kisha qenë jashtë vullnetit të Perëndisë dhe larg prej bekimeve të Tij. Elisabeta mund t’i kishte thënë Perëndisë: “Nuk dua fëmijë! Unë dua të jem mbretëresha e Izraelit!” JO! JO! JO! Vullneti i Perëndisë ishte që ajo të lindte një djalë, dhe që ai djalë ta përgatisë rrugën për Krishtin. Prandaj, nuk ishte të pamundur. Mos kërkoni gjëra për të plotësuar lakmitë tuaja. Te Libri i Jakobit 4:3, Bibla thotë: “Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni gabim që të mund ta përdorni atë për epshet tuaja.” Kërkoni vullnetin e Perëndisë, sepse vetëm në këtë mënyrë ju do ta lavdëroni Atë, dhe në këtë rrugë nuk do të ketë gjë të pamundur! AMIN!
0 Comments
“Por ne vazhdimisht do t’i kushtohemi lutjes, dhe shërbesës së fjalës.” - Veprat 6:4 Çfarë është puna e pastorit? Çfarë bën ai çdo ditë? Doli një problem në kohën e apostujve. Kisha ishte e re. Ajo sapo fillonte. Shumë njerëz erdhën prej besimit te Jezusi. Kisha në atë kohë filloi të kujdesej për të vejat e varfëra që e kishin pranuar Krishtin. Një ditë besimtarët grekë filluan të ankoheshin kundër hebrenjve. Pse? Sepse të vejat e tyre ishin lënë pas dore në shërbimin e përditshëm. Apostujt u thanë njerëzve të kishës: “…Nuk është e drejtë që ne të lëmë fjalën e Perëndisë, dhe t’u shërbejmë tavolinave.” Me fjalë të tjera, ata thanë: “Ne kemi një punë shumë të madhe dhe të rëndësishme për të bërë me lutjet dhe me Fjalën e Perëndisë. Ne nuk kemi kohë t’u shërbejmë tavolinave.” Pastaj, ata caktuan dhjakët për këto shërbime. Puna e pastorit është t’i shërbejë Perëndisë me lutjet, me studimet dhe me predikimin e Biblës. Fjala “pastor” do të thotë “bari”. Mos harroni që Jezusi është Bariu i Mirë! Pastori mund të quhet “nënbariu”. Kisha është tufa e Zotit, dhe anëtarët e saj kanë nevojë për ushqim shpirtëror. Është puna e pastorit t’ua shpërndajë besimtarëve këtë ushqim shpirtëror nga Fjala e Perëndisë. Jezusi i tha Pjetrit: “Ushqe delet e mia”! Nëse delet nuk ushqehen mirë, ato do të dobësohen dhe do të sëmuren. Mos e harroni armikun e deleve; ujkun. Djalli është armiku i tufës së Zotit. Pastori përmes lutjes shpirtërore i shërben Perëndisë në luftën kundër armikut. Apostujt thanë: “…ne vazhdimisht do t’i kushtohemi lutjes, dhe shërbesës së fjalës.” Amin!
“Përshëndetni çdo shenjtor në Krishtin Jezus. Vëllezërit që janë me mua, ju përshëndesin.” - Filipianëve 4:21 Këto fjalë gjenden në fund të letrës së Palit Filipianëve. Ai, duke mbyllur letrën, u tha: “Përshëndetni çdo shenjtor në Krishtin Jezus…”. Tani, para së gjithash, çfarë është një shenjtor? Shumë vetë e kanë mësuar gabim nga ortodoksët, katolikët, ose thjesht nga fjalori, sepse ekziston një keqkuptim i madh mbi përkufizimin e kësaj fjale. Shumë besojnë që “shenjtor” është ai që është shpallur i shenjtë nga kisha. Ky keqkuptim vjen nga traditat e njerëzve, jo nga Bibla. Sipas Biblës një shenjtor është ai ose ajo që është penduar për mëkatet dhe ka besuar te Jezu Krishti për shpëtim. E thënë shkurt, çdo besimtar a besimtare është shenjtor, sepse jemi larë në Gjakun e Krishtit. Pozicioni ynë para Perëndisë është i shenjtë. Si? Sepse prej besimit jemi në Krishtin. Ja pse Pali tha: “…çdo shenjtor në Krishtin Jezus…”. Jemi të shenjtë në Krishtin. Tani, së dyti, Pali u tha Filipianëve: “Përshëndetni çdo shenjtor…”. Folja “përshendes”, në Bibël, ka një kuptim më të ngrohtë. Sot, “të përshëndesësh dikë” do të thotë “t’i japësh dorën dikujt”, ose t’u drejtohemi me urime të mira. Kuptimi Biblik është pak më i thellë. Këtu, “të përshëndes” do të thotë “t’i hedh krahë dikujt; ta përqafoj”. Kjo na jep një shembull për ngrohtësinë e dashurisë së Krishterë. Unë nuk po them që duhet të përqafojmë çdo njeri! Ndonjëherë një përqafim mund të jetë i pasjellshëm, madje harbut; sidomos midis një burri dhe një gruaje. Unë thjesht dua të them për ngrohtësinë e zemrës që ne ndjejmë për njëri-tjetrin. Qoftë që kjo lloje dashurie të gjendet në kishën tonë!
“Tani, Perëndia e kishte bërë Danielin të preferuar dhe të dashur me kreun e eunukëve” Danieli 1:9 Danieli ishte në një vend të huaj. Një mbret i famshëm nga një vend i largët erdhi me gjithë ushtrinë e tij dhe pushtoi vendin e Izraelit. Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë ishte i tmerrshëm për këdo që e kundëshonte atë. Danieli u rrit në Izrael në kulturën e judejve, por pas rënies së Jeruzalemit, Ashpenazi, kreu i eunukëve, u udhërua nga mbreti të merrte të gjithë djemtë më të mirë dhe më të zgjuar në Babiloni për t’i shërbyer mbretit. Danieli ishte në Babiloni, larg familjes së tij, duke mësuar një gjuhë të re dhe një kulturë krejt ndryshe, por shikoni çfarë ndodhi me këtë djalë të ri. Perëndia e bekoi atë edhe kur ishte në skllavëri. Vargu thotë: “Perëndia e kishte bërë Danielin të preferuar dhe të dashur me kreun e eunukëve.” Pse? Sespe edhe kur ishte në skllavëri Danieli ishte besnik ndaj Perëndisë. Çfarë mund të mësojmë ne nga ky varg? Përgjigjja: Mos shikoni problemin, shikoni Zotin! Perëndia mund t’ju bekojë pikërisht atje ku jeni! Sot ju duhet të merrni një vendim: A do të ankoheni për gjithçka? Ose, do ta shikoni jetën në një mënyrë më positive, duke kuptuar se Perëndia është Burimi i bekimeve; duke kuptuar gjithashtu që problemet që kemi në jetë janë duke punuar për ne, për të na bërë që sa më shumë të ngjajmë me Krishtin. Ky duhet të jetë qëllimi i çdo besimtari.
“Ja, kjo ishte ligësia e motrës sate Sodom, krenaria, ngopja me bukë, dhe përtacia me bollëk ishin në të dhe në vajzat e saj, as nuk e forconte dorën e të varfërve dhe të nevojtarëve.” -Ezekiel 16:49 Sodom, qyteti i famshëm i lashtësisë. Ne e shikojmë atë si një humnerë e thellë, e errët dhe plot mëkat, dhe nuk duam asnjë lidhje me të. Sodom dhe Gomorrah ishin dy qytete që u shkatërruan prej Perëndisë për shak të ligësisë së madhe të tyre. Ne priremi të mendojmë se mëkatet e Sodomit nuk do shfaqen kurrë te ne. “Kurrë nuk do shkoj kaq larg”, thotë budallai. Cili ishte mëkati i Sodomit? Patjetër, ne dëgjojmë për sodominë. Ky është mëkati i dashurisë jo të natyrshme midis dy burrave, ose dy grave. Ndoshta sodomia ishte një nga mëkatet e sipërfaqshme, por këtu profeti Ezikiel i thotë Izraelit cilat ishin baza ose rrënja e mëkateve, pikërisht, “…krenaria, ngopja me bukë, dhe përtacia me bollëk…”. Ne e dimë nga libri i Fjalëve të Urta, kapitulli 6, se Perëndia e urren fytyrën krenare. Po, krenaria është mëkat! Krenaria, thjesht, është kur ti mendon shumë për veten tënde. Ne, gjithashtu, shikojmë që ngopja me bukë ishte pjesë e problemit. Ata ishin ngopur dhe nuk u mungonte ndonjë gjë. Asnjë nevojë! S’kishin nevojë për Zotin! S'kishin nevojë për njëri-tjetrin! Së fundi, ata ishin përtacë të mëdhenj. Nuk bënin ndonjë gjë. Ansnjë vizion! Përzierja e këtyre tre mëkateve, plus mospërfillje për të varfërit, ishte ilaçi vdekjeprurës për shkatërrimin e Sodomit me zjarr. A nuk ju duken të njohura këto mëkate? Po! Ne i shikojmë këto në kombin tonë, por së pari rregulloni zemrën tuaj, pastaj rregulloni shtëpinë tuaj. Si mund të shpresoni të ndreqni të tjerët nëse ju ende jeni të mbytur në mëkat?
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |