“Ja, Perëndia është ndihmësi im; Zoti është me ata që mbështesin shpirtin tim.” Psalmi 54:4 Pjesa e tretë Unë besoj që sot do të mbarojmë me këtë varg, por le të shikojmë edhe një gjë tjetër përpara se të studiojmë një varg tjetër. Deri tani, ne e kemi parë këtë titull të Perëndisë: Ai është NDIHMËSI im. Ne studiuam pak “vështirësinë e titullit” edhe “përulësinë e titullit”, tani le të përfundojmë me “shpresën e titullit”. Nëse Perëndia është Ndihmësi ynë, çdo gjë është e mundur. Nëse i Plotfuqishmi qëndron në anën tonë, le të mos kemi frikë të ecim përpara në jetë. Nëse e keni pranuar Atë në shpirtin tuaj, Ai jua ka falur çdo mëkat. Prandaj, harrojini gabimet e së kaluarës dhe me sytë drejt së ardhmes vraponi garën e jetës me besim të fortë. Perëndia është Mjeku më i mirë, Miku më i mirë, Udhëheqësi më i mirë! Vazhdoni përpara me Atë! Unë nuk do t’i harroj kurrë fjalët e predikuesit filipinas që erdhi te kisha jonë në Amerikë. Ai na tha neve të rrinjve: Ecim përpara gjithnjë, dhe kurrë mbrapa. Shikojeni Kapitenin e shpëtimit tuaj sot, Ai që përballoi kryqin pa u lëkundur, Ai që mundi çdo armik! Shkoni me Të dhe jetoni për lavdinë e Tij! Amin!
0 Comments
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |