“...dashuria jote është më e mirë se vera.” - Kënga e Solomonit 1:2 Libri “Kënga e Solomonit” përmban një histori dashurie midis mbretit Solomon dhe një gruaje shulamite. Dashuria që gjendet këtu është e papërlyer, e panjollë. Ky është lloji i dashurisë vendosur nga Perëndia që demonstron dashurinë vetëmohuese që buron nga karakteri i Tij. Duke e parë këtë lloj dashurie të pastër dhe të zjarrtë, është e pamundur të mos mendojmë për dashurinë e Zotit për kishën e Tij. Kjo mund të quhet tema e Ungjillit, “Dashuria e Zotit”. Prandaj u kryqëzua Jezusi rreth dy mijë vjet më parë për mëkatet tona. Megjithatë, vargu i mësipërm nuk janë fjalët e burrit për gruan, por janë fjalët e gruas për burrin e saj. Këto duhet të jenë fjalët tona për Zotin. Në këtë varg, gruaja thotë: Dashuria jote është më e mirë se vera. Vera është një simbol për kohën intime. Ajo e bën zemrën e njeriut të ngazëllohet. Ajo vlerësohet kaq shumë sa që dikush mund të paguajë qindra ose mijëra dollarë vetëm për një shishe vere. Prapëseprapë, gruaja thotë që edhe vera më e mirë e botës nuk mund të krahësohet me dashurinë e burrit të saj. Ai për të është mbi gjithçka. Unë shikoj këtu një grua që është plotësisht e magjepsur me të dashurin e saj. Le të jetë kjo dëshira jonë për Zotin.
0 Comments
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |