“Kush ruan gojën e tij, ruan jetën e tij; por ai që i hap gjerësisht buzët e tij, do të ketë shkatërrim.” - Proverbat 13:3 Sa probleme, përçarje dhe luftra shaktohen prej vetëm një fjale! Shumë njerëz janë krenarë se flasin shumë. Problemi është që ato gjëra që vërshojnë nga gojët e tyre janë të helmatisura. Fjalët e tyre shkatërrojnë paqen dhe ndezin inatin si një zjarr shkatërrues. Bibla na mëson që fjalët tona duhet të jenë gjithmonë me hir, që të mund t’i ndërtojmë njerëzit me ato, dhe jo t’i asgjësojmë. Që nga fëmijëria ime, unë kam dëgjuar një thënie: Nëse nuk keni diçka të mirë për të thënë, mos thoni gjë fare.” Ne e kujtojmë edhe atë që quhet “Rregulli i artë”, që thotë: Trajtojini të tjerët ashtu si ju vetë do të donit t’ju trajtojnë. Nëse ne duam respekt, le të respektojmë të tjerët. Nëse duam që Perëndia të na falë neve mëkatet që kemi bërë, le të falim edhe ne njëri-tjetrin. Vargu i sipërm shkon pak më tutje dhe thotë: “Kush ruan gojën e tij, ruan jetën e tij...”. Nëse kontrollojmë gojën tonë kur flasim me fëmijët, me bashkëshortin ose bashkëshorten, me bashkëpunëtorët a me bashkëqytetarët, ne ruajmë jetën tonë. Amin!
0 Comments
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
September 2024
Kategoritë |