“Sepse juve ju është lindur sot në qytetin e Davidit, një Shpëtues, i cili është Krishti Zot.” - Lluka 2:11 Kjo është Dhurata më e madhe në gjithë historinë e botës. Perëndia na pa që ishim të humbur në mëkate, të pushtuar prej djallit. Ne ishim larg Zotit, nën dënim dhe pa shpresë. Ne nuk kishim aftësi as të lehtësojmë edhe pak dhimbjen tonë shpirtërore. Te Efesianëve 2:1, Bibla përshkruan gjendjen serioze të njerëzimit kështu: “...të vdekur në shkelje dhe mëkate...”. “Të vdekur” do të thotë “nuk ka asnjë shenjë jete”, ose “ka marrë fund përgjithmonë”, ose “mbaroi”. Kur ne ishim në këtë situatë, Perëndia na e dërgoi në botë Birin e Tij të dashur të jetë Shpëtuesi ynë. Shikojeni vargun e sotëm përsëri, Bibla thotë: “Sepse juve ju është lindur sot në qytetin e Davidit, një Shpëtues, i cili është Krishti Zot.” Unë e falënderoj Zotin sot për dashurinë e Tij ndaj nesh! Sa mirënjohjës duhet të jemi për Dhuratën e përsosur të dashurisë së Perëndisë! Në vazhdim, te Efesianëvë 2:4-5, Bibla thotë: “4Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, 5Edhe kur ishim të vdekur në mëkate, na ka ngjallur bashkë me Krishtin, (prej hirit jeni të shpëtuar;)”. Le të gëzohemi sot në Shpëtimtarin tonë, Jezusin! Nëse nuk jeni të shpëtuar, pranoni Jezusin dhe besoni tek Ai me gjithë zemër tani. Amin!
0 Comments
“Mos harroni t’i prisni të huaj; sepse prej kësaj disa i kanë pritur engjëjt pa e ditur.” - Hebrenjve 13:2 Mirëdita! Sot, unë dua ta përdor këtë varg që lexuam dje në kishë. Çfarë mund të mësojmë prej këtij vargu? Së pari, është e qartë që engjëjt janë afër nesh. Nganjëherë këta mund të duken në një trup fizik. Domethënë, sipas Biblës, ne do t’i takojmë ata dhe do të flasim me ta pa e ditur që janë engjëjt e Perëndisë, sepse për ne do të duken si njerëz normal që i takojmë përditë. Ideja që engjëjt e Zotit janë afër nesh duhet të na ngushëllojë në zemër dhe në mendje. Gjithashtu, prej këtij vargu, ne mund të mësojmë që të krishterët duhet të jenë mikpritës. Ne duhet të jemi të dashur ndaj njëri-tjetrit, edhe ndaj të huajve, domethënë, ndaj atyre që nuk i njohim. T’i ndihmojmë, t’i udhëzojmë, t’i ushqejmë. Ndoshta dikush do të thoshte: “Kjo gjë ishte më e përshtatshme në antikitet, por jo në kohën e sotme.” Megjithatë, na u zbulua një e fshehtë këtu që engjëjt mund të vijnë në formën e njeriut dhe ne do të kemi mundësinë t’u shërbejmë atyre që na shërbejnë në emër të Zotit. Vini re këtu, që Bibla nuk thotë që ne duhet të presim çdo njeri në shtëpi. Patjetër, bota është plot me njerëz të rrëzikshëm që nuk duhet t’i ftojmë në shtëpitë tona, rreth familjes dhe fëmijëve. Prandaj ne duhet ta dëgjojmë Frymën e Shenjtë brenda nesh për udhëzimet e Tij në marrëdhëniet tona me ÇDO PERSON. Amin!
“Mos u çudit që unë të thashë ty: Ju duhet të lindni përsëri.” - Gjoni 3:7 PJESA E KATËRT Kjo, sot, do të jetë pjesa e fundit në studimin tonë për lindjen e dytë. Tani, në fund, unë dua të theksoj që sipas Biblës, kjo lindja e dytë është e përhershme! Ne jemi lindur në familjen e Perëndisë. Kjo nuk mund të ndryshohet dhe nuk mund të humbet. Te Gjoni 6:37, Jezusi tha: “...dhe atë që vjen tek unë, kurrsesi nuk do ta flak jashtë.” Premtimet e Perëndisë janë të sigurta. Nëse Ai tha: “...kurrsesi nuk do ta flak jashtë.” Atëherë, ne që kemi ardhur tek Ai përmes besimit, kemi një pjesë të sigurtë dhe të përhershme në familjen e Tij. Prandaj, pas jetës sonë këtu në botë, ne do të trashëgojmë Mbretërinë e Perëndisë. Te 1 e Pjetrit 1:3-5, Bibla thotë: “3Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili prej mëshirës së tij të pamasë na ka lindur përsëri për një shpresë të gjallë prej ngjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish, 4Për një trashëgimi të pakorruptueshme, të panjollosur, dhe që nuk vyshket, të ruajtur në parajsë për ju, 5Që mbaheni prej fuqisë së Perëndisë nëpërmjet besimit për shpëtim gati të zbulohet në kohën e fundit.” Ne jemi të sigurtë në Krishtin! E ardhmja jonë është shumë e ndritshme! AMIN!
“Mos u çudit që unë të thashë ty: Ju duhet të lindni përsëri.” - Gjoni 3:7 PJESA E TRETË Unë dua të theksoj këtu që ne duhet të mos harrojmë që ky shpëtim, domethënë, kjo lindja e dytë është një dhuratë nga Perëndia. Te Efesianëve 2:8-9, Bibla thotë: “8Sepse prej hirit ju jeni të shpëtuar nëpërmjet besimit; dhe kjo jo prej vetes suaj; ajo është dhurata e Perëndisë; 9Jo prej veprave, që të mos mburret ndokush.” Zoti e di mentalitetin e njerëzimit. Nëse do të ishte e mundur që ne të shpëtohemi me anë të veprave të mira që kemi bërë, ne të gjithë do të mburreshim duke lartësuar veten tonë mbi të tjerët, por kjo është e papranueshme para Zotit. Ai na dha lindjen e dytë si një dhuratë që pranohet me anë të besimit, dhe pastaj bëjmë vepra të mira për lavdinë e Perëndisë, jo që të shpëtohemi, por për shkak se jemi të shpëtuar dhe duam t’i shërbejmë Zotit. Një problem është që ka besimtarë që kanë filluar në Frymë, dhe mendojnë se do t’i përdorin veprat e mira për ta përsosur veten e tyre para Perëndisë. Patjetër, edhe kjo nuk shkon. Shpëtimi që Zoti na ka dhënë është i përsosur. Ne nuk mund t’i shtojmë ndonjë gjë atij që të bëhet më mirë. Te Hebrenjve 7:25, shkruesi, duke folur për Jezusin, thotë: “...ai është në gjendje edhe t’i shpëtojë plotësisht ata që vijnë te Perëndia nëpërmjet tij...”. Domethënë, përmes sakrificës së Jezusit në kryq dhe përmes ngjalljes së Tij prej së vdekurish, ne kemi një shpëtim të plotë. Lavdi Zotit! Shpëtimi është i plotë, i sigurtë dhe i përhershëm!
“Mos u çudit që unë të thashë ty: Ju duhet të lindni përsëri.” - Gjoni 3:7 PJESA E DYTË Pyetja tani është kjo: Si mund të rilindim prej Fjalës së Perëndisë. Te Efesianëve 1:13, Bibla thotë: “Në të cilin edhe ju besuat, pasi dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj; në të cilin edhe pasi besuat, ju u vulosët me atë Frymë të shenjtë të premtimit...”. Vini re, që ky varg na tregon se çfarë ndodhi pasi besuam te Jezusi. Ai tha: “Ju u vulosët me atë Frymë të shenjtë të premtimit...”. Tani, rendi është ky: 1. Ne dëgjojmë Fjalën e Zotit dhe kuptojmë gjendjen tonë mëkatare; 2. Ne e pranojmë Fjalën e Tij dhe e besojmë; 3. Besimi shkakton lindjen e dytë që është lindja shpirtërore dhe jemi vulosur me Frymën e Shenjtë. 4. Ne duhet të jetojmë sipas Frymës së Perëndisë. Te Galatasve 5:25, Bibla thotë: “Nëse ne jetojmë në Frymë, le të ecim në Frymë gjithashtu.” Prapë te vargu 5:16, ai tha: “Ecni në Frymë, dhe ju nuk do të përmbushni epshet e mishit.” Ata që besojnë, kanë një jetë të re në Krishtin. Ata duhet të mos jetojnë më në mëkat, por për lavdinë e Shpëtimtarit që ua dha atyre këtë jetë të re e të përjetshme. Amin!
“Mos u çudit që unë të thashë ty: Ju duhet të lindni përsëri.” - Gjoni 3:7 PJESA E PARË Çfarë do të thotë “të lindësh përsëri”? Patjetër, është që ne të kemi një jetë të re në Krishtin, dhe të jetojmë për lavdinë e Tij përmes Frymës së Perëndisë. Ne të gjithë jemi lindur në këtë botë me një trup mishor, por te Gjoni 3:7, Jezusi vetë tha: “Ju duhet të lindni përsëri.” Lindja e dytë është lindja shpirtërore. Te Gjoni 3:6, Bibla thotë: “Ai që lind prej mishit është mish; dhe ai që lind prej Frymës është frymë.” Pse duhet të lindim përsëri prej Frymës së Perëndisë? Sepse Bibla thotë te Efesianëve 2:1: “Dhe ai ju ka ngjallur, që ishit të vdekur në shkelje dhe mëkate...”. Edhe pse ishim të gjallë në trup, ishim të vdekur ndaj Perëndisë; duke jetuar në mëkate. Tani, një pyetje tjetër: Si mund të lindim përsëri? Shikojeni këtë varg, 1 e Pjetrit 1:23, këtu Bibla thotë: “Duke qenë të rilindur, jo prej një fare që prishet, por që nuk prishet, prej Fjalës së Perëndisë, e cila jeton dhe qëndron përgjithmonë.” Është e qartë prej këtij vargu që ka dy fara; një që prishet, dhe një që nuk prishet kurrë, e cila është Fjala e Perëndisë që është prej Frymës së Tij.
“Ngrihu, O Perëndi, gjyko tokën; sepse ti do t’i trashëgosh të gjitha kombet.” - Psalmi 82:8 Perëndia është Gjykatësi i botës. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, “gjykatësi” është ai që shqyrton dhe zgjidh çështje penale e civile sipas ligjeve në fuqi. Në këtë botë, ligji i Perëndisë është ligji përfundimtar. Domethënë, Ai do të ketë fjalën e fundit për çdo çështje dhe çdo njeri. Tani, Psalmi 82 është një psalm në të cilin shkruesi shpreh ankesat e tij për padrejtësi në qeveritë e njerëzve. Ne shikojmë pothuajse të njëjtën gjë sot; padrejtësi në qeveri, padrejtësi në gjyq, pradrejtësi në sjelljen dhe mentalitetin e njerëzimit. Le t’i çojmë ankesat tona tek Ai që na i dëgjon lutjet dhe që i zbaton sipas vullnetit të Tij. Edhe vargu ynë i sotëm është një lutje. Shkruesi tha: “Ngrihu, O Perëndi, gjyko tokën...”. Kur ne shikojmë ndonjë padrejtësi, le të bëjmë një lutje kundër asaj; që Perëndia të merret me këtë punë dhe ta bëjë të drejtë atë që është e shtrember, t’i ngrejë kokat e të përulurve, t’i çlirojë ata që janë të pushtuar, t’i ngushëllojë ata që vajtojnë, t’u sjellë shpresë atyre që janë pashpresë. Nëse shikoni ndonjë mëkat që sundon edhe në zemrën tuaj, kërkoni ndihmën e Gjykatësit më të mëshirshëm në historinë e botës. Ai është Krijuesi i botës; Ai është Zoti; Ai është Pronari i tokës, dhe prandaj do t’i trashëgojë të gjitha kombet. Te Libri i Zanafillës 18:25, Bibla thotë: “A nuk do të bënte drejtësi Gjykatësi i gjithë botës?” Amin!
“Dhe jini zemërgjerë njëri ndaj tjetrit, zemërbutë, duke e falur njëri-tjetrin, madje ashtu si Perëndia për hir të Krishtit ju ka falur juve.” Efesianëve 4:32 Ky, me të vërtetë, është një varg shumë i bukur dhe i ëmbël. Ne kemi një porosi nga Perëndia të jemi zemërgjerë dhe zemerbutë ndaj njëri-tjetrit. Pse? Sepse kështu sillet edhe Zoti ndaj nesh. Ai na shikon si fëmijët e Tij të dashur dhe ka provuar se është gati për të bërë çdo gjë për të mirën tonë. Ai tha gjithashtu që ne duhet ta falim njëri-tjetrin. Kjo do thotë që do të kemi nevojë për falje; domethënë ne do të bëjmë gabime. Ne, pa dashje dhe pa ditur, do të ofendojmë njëri-tjetrin, edhe në kishë, por kur të ndodhë kjo gjë, le të mos harrojmë se si në të kaluarën ne ofenduam Perëndinë. Çfarë na bëri Ai? Ai me qëllim nuk e vë re shkeljen tonë, por dërgoi Birin e Tij të dashur për të krijuar një rrugë pajtimi për ne. Çfarë Atë i dashur dhe Mik besnik! Le të mos harrojmë që atë Ati ynë qiellor e ka bërë për ne, është bërë për hir të Krishtit. Domethënë, kjo marrëdhenie që kemi me Perëndinë është për shkak të Jezusit. Ai është Rruga jonë për tek Ati. Ne jemi të shpëtuar, jo prej veprave të mira që kemi bërë, por për shkak se kemi pranuar Jezusin në shpirtin tonë prej besmit. Amin!
“Gëzoni në Zotin gjithmonë; dhe përsëri ju them: Gëzoni.” - Filipianëve 4:4 Unë besoj që të krishterët duhet të jetë një popull plot gëzim, por nganjëherë, me të vërtetë, ne luftojmë në këtë jetë. Luftojmë për bukën e gojës. Luftojmë të kemi kurajo për të jetuar një ditë tjetër. Luftojmë me sëmundjet. Luftojmë për hir të fëmijëve. Luftojmë në punë. Luftojmë kundër frikës. Luftojmë kundër mëkateve. Luftojmë kundër epsheve. Luftojmë kundër Satanait. Tani, në mes të këtyre luftrave, unë dua t’ju zbuloj një sekret që nuk duhet të jetë sekret: NE KEMI FITUAR!!! GËZOHUNI!!! Satanai është i mundur! Te kryqi i Kalvarit Jezusi e mposhti atë. Parajsja për ne është e siguruar. Me një bindje të plotë dhe me anë të autoritetit të Fjalës së Perëndisë unë ju shpall juve që është e pamundur që ne të humbasim. Edhe vdekja për besimtarët e Biblës është një ngritje në pozitë. Pavarësisht nga situata ku jeni tani, ose ku ishit, ose ku do të jeni, nëse jeni të shpëtuar; nëse jeni lindur përsëri përmes besimit në Fjalën e Perëndisë, ju tashmë keni fituar! Le të mburremi në Zotin dhe të qeshim me Satanain, sepse është Jezusi që na e jep fitoren përmes besimit. Pse nuk gëzojnë njerëzit në Zotin? Problemi është që ka shumë “besimtarë” që nuk kanë aspak besim. Sot, në mes të luftrave, mos harroni qe përmes Krishtit, tashmë keni fituar në çdo luftë. GËZOHUNI NË ZOTIN!!!
“Ata që u mbollën në shtëpinë e ZOTIT do të lulëzojnë në oborret e Perëndisë sonë.” - Psalmi 92:13 Sot, unë ndihem se ka nevojë të ritheksoj mesazhin që predikuam në kishë të dielën e kaluar. Shtëpia e Zotit, që në ditën tonë quhet “kisha”, është një vend shumë i veçantë; plot me bekime për të gjithë që hyjnë besnikërisht në dyert e saj. Vargu ynë për sot flet për një popull që është mbjellur në shtëpinë e Perëndisë. Bima apo pema e jetës suaj do të thahet në gurishten e kësaj bote, ku çdokush lufton për veten e tij dhe vjedh ushqimin e të tjerëve; ku toka është helmuar me epshet e mishit. Ndoshta do t’i numëroni të suksesshëm ata të botës, por prisni pak sa të shikoni fundin e historisë së tyre dhe pastaj beni llogari. Për ne, besimtarët e Biblës, kisha është një lulishte e bukur, ku jemi mbjellur prej duarve të dhimbsura në pleh ushqyes; ku Kujdestari i lulishtes vjen shpesh vërdallë dhe kontrollon çdo bimë të Tij duke i ujitur ato me Fjalën e Tij të Shenjtë. Po, dhe nganjëherë ka nevojë për krasitje, kur Ai heq prej nesh degë të pafrytshme që pengojnë rritjen tonë të mirë. Edhe kjo punë, me gjithë dhimbjet e saj, është bërë me duar të dashuruara dhe për të mirën tonë. Kisha është vendi, i vetmi vend në Bibël, që quhet shtylla dhe toka e së vërtetës. Amin!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |