“Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit, i cili na ka bekuar...” - Efesianëve 1:3 Me të vërtetë, ne jemi shumë të bekuar. Nëse nuk e kuptojmë këtë gjë është për shkak se jemi të verbër dhe të shurdhër ndaj mirësisë së Perëndisë. Ju që vini në kishë, bëni një llogari për bekimet e Zotit në jetën tuaj. Shikoni se si Ai i ka plotësuar nevojat tuaja gjithë këto vite. Shikoni se si Ai ju ka ruajtur nga rreziqet. Ai i ka plotësuar kërkesat e lutjeve tuaja. Ai ju ka mbuluar me një dashuri të përhershme. Ai ju ka dhënë Frymën e Shenjtë brenda jush, të jetë Udhëheqësi juaj dhe Ngushëllimi juaj. Ai i ka bërë këto gjëra dhe shumë më shumë, edhe pse nganjëherë jemi të ftohtë ndaj Tij. Kuptimi i fjalës “bekim” a “bekuar” në Bibël ka një lidhje të fortë me fjalën “begati”. Fjala “begati” do të thotë “bollëk”. Perëndia na e ka dhënë neve hirin e Tij me bollëk, dashuri me bollëk, shpesë me bollëk, lumturi me bollëk, dhe shumë të tjera. Prandaj, duke menduar për bekimet e Zotit, Pali tha: “Bekuar qoftë Perëndia...”. Në këtë rast, në lidhje me Perëndinë, “bekuar” do të thote “adhuruar”. Pali do që Perëndia ta ketë gjithë lavdinë. Gjithashtu edhe ne, meqë Zoti na ka bekuar kaq shumë, le të kërkojmë të njëjtën gjë; domethënë që zemrat dhe shpirtrat tona të burojnë me adhurim për Atin tonë qiellor të dashur. Amin.
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |