“Gëzoni në Zotin gjithmonë; dhe përsëri ju them: Gëzoni.” - Filipianëve 4:4 Unë besoj që të krishterët duhet të jetë një popull plot gëzim, por nganjëherë, me të vërtetë, ne luftojmë në këtë jetë. Luftojmë për bukën e gojës. Luftojmë të kemi kurajo për të jetuar një ditë tjetër. Luftojmë me sëmundjet. Luftojmë për hir të fëmijëve. Luftojmë në punë. Luftojmë kundër frikës. Luftojmë kundër mëkateve. Luftojmë kundër epsheve. Luftojmë kundër Satanait. Tani, në mes të këtyre luftrave, unë dua t’ju zbuloj një sekret që nuk duhet të jetë sekret: NE KEMI FITUAR!!! GËZOHUNI!!! Satanai është i mundur! Te kryqi i Kalvarit Jezusi e mposhti atë. Parajsja për ne është e siguruar. Me një bindje të plotë dhe me anë të autoritetit të Fjalës së Perëndisë unë ju shpall juve që është e pamundur që ne të humbasim. Edhe vdekja për besimtarët e Biblës është një ngritje në pozitë. Pavarësisht nga situata ku jeni tani, ose ku ishit, ose ku do të jeni, nëse jeni të shpëtuar; nëse jeni lindur përsëri përmes besimit në Fjalën e Perëndisë, ju tashmë keni fituar! Le të mburremi në Zotin dhe të qeshim me Satanain, sepse është Jezusi që na e jep fitoren përmes besimit. Pse nuk gëzojnë njerëzit në Zotin? Problemi është që ka shumë “besimtarë” që nuk kanë aspak besim. Sot, në mes të luftrave, mos harroni qe përmes Krishtit, tashmë keni fituar në çdo luftë. GËZOHUNI NË ZOTIN!!!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |